Keqperdorim vetëm i Kryetarit apo i tërë Këshillit Drejtues të Baletit Kombëtar të Kosovës?!

Kultura

Keqperdorim vetëm i Kryetarit apo i tërë Këshillit Drejtues të Baletit Kombëtar të Kosovës?!

Nga: Labinot Rexhepi Më: 18 mars 2019 Në ora: 22:38
Labinot Rexhepi

Kohët e fundit,  në mediat e Prishtinës ka nisur një debat mbi ligjshmërinë e vendimarrjes në BKK.

Para se të hyj në këtë temë, dua të nënvizoj faktin se Trupa e Baletit të Kosovës ka derdhur pafund mund e djersë në këto 20 vite, duke sakrifikuar e kontribuar në ringritjen e këtij arti në shtetin tonë paslufte. Ne kemi punuar me dhe pa orar për të sfiduar kohën, për t'u zhvilluar profesionalisht dhe artistikisht ç'do ditë. Për këtë gjë, kanë meritë dhe gëzojnë respektin tim të gjithë balerinët pa përjashtim, të vjeter apo të rinj.

Personalisht dua të ndalem në këtë shkrim tek disa çështje që kanë të bëjnë jo vetëm me ish funksionet e ushtruesit aktual të detyrës z. Sinan Kajtazi, i cili mesa është kuptuar deri tash ka shkelur ligjet që lidhen me konfliktin e interesit, por me të gjithë zinxhirin e vendimarrjes në këtë institucion.

Nisur nga ato se ç'ka thënë Sinani në media, si dhe duke i përballur me rregulloret dhe ligjet e Republikës së Kosovës, konkretisht Ligjin dhe Rregulloren e BKK-së, na shfaqet një fenomen shqetësues konfliktual, që përfshin instancat më të larta drejtuese, në këtë rast të gjithë Këshillin drejtues të BKK-së, si organi vendimarrës i tij.

Në përgjigjien publike të z.Sinan Kajtazit në lidhje me shkeljen e detyrës në kohën kur ky i fundit ishte Kryetar Këshilli i BKK-së, ai thotë se (citoj)

“Unë nuk kam marrë pjesë në votim, ditën kur është vendosë që shfaqja 'O.Taka' të më besohet mua…s’kam marrë pjesë pikërisht për t’i ikur konfliktit të interesit”.

Në opinionin tim kjo do të thotë se ky person paska qenë i vetëdijshëm se ishte shkelje ligjore kjo vendimarrje, duke ditur se me ligj në një rast të tillë anëtarët e tjerë të Këshillit janë të obliguar t’i ikin një vendimi që i ofron favor dhe mjete monetare Kryetarit të tyre.

Sipas Rregullores (MKRS) Nr.01/2016 Për Punën e Këshillit Drejtues të Baletit Kombëtar të Kosovës- Neni 8 , Pika 4 thotë:

“Anëtarët e Këshillit Drejtues obligohen që të paralajmerojnë konfliktin e interesit,sipas dispozitave ligjore në fuqi, dhe të tillët duhet të tërhiqen nga vlerësimi dhe vendimmarrja në rastet e tilla. Konflikt i interesit Sipas kësaj Rregulloreje konsiderohet definimi dhe përcaktimi i paraparë me ligin Nr.04/L-051, për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e Funskionit Publik”.

Ligji Nr.04/L-051 saktësisht i zëvendësuar me ligjin e ri nr.06/L-011 Neni 6 thotë:

“Konflikti i interesit lind nga një rrethanë në të cilën zyrtari ka interesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat