Libri i luftës përçoi mesazhin e luftës së popullit shqiptar për liri

Kultura

Libri i luftës përçoi mesazhin e luftës së popullit shqiptar për liri

Më: 19 mars 2019 Në ora: 13:31
Libri i luftës përçoi mesazhin e luftës së popullit shqiptar për liri

Të rrallë janë ata gazetarë, sikur ishte Nuhi Bytyçi, i cili në vazhdimësi ishte në shërbim të interesave të publikut, duke rrezikuar vetëm për të informuar opinionin drejt për zhvillimet dramatike në Kosovë dhe në viset e tjera etnike shqiptare në rrethana të okupimit dhe të terrorit shtetëror serbo-jugosllav.

Kështu deklaroi sot ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, gjatë takimit me autorin e “Librit të luftës”, gazetarin dhe publicistin, Nuhi Bytyçi. 

Ministri Gashi, shprehu konsideratën e lartë të tij për punën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të gazetarit të mirënjohur Nuhi Bytyçit në kohë të vështira, veçmas gjatë periudhës së luftës për liri e pavarësi.

“A jo vetëm që theu censurën e regjimit totalitar komunist, por edhe informoi opinionin botëror nga istikamet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përçuar mesazhin e luftës së drejtë dhe sakrificën e madhe të popullit shqiptar për liri e pavarësi" tha ministri Gashi. 

Ai shtoi se libri voluminoz “Libri i luftës”, është një projekt shumë serioz, jo vetëm në gazetari e publicistikë, por edhe historik, ngase në mënyrë kronologjike përfshin të gjitha ato ngjarje e zhvillime dramatike të historisë sonë më të re. 

Ndërsa, Bytyçi, tha se libri i tij do të shërbejë si dëshmi edhe për historianët, të cilët janë duke punuar në shkrimin e historisë sonë më të re kombëtare. 

Publicisti Nuhi Bytyçi ia dhuroi ministrit Gashi librin e tij dhe njëkohësisht e falënderoi atë për mbështetjen për botimin e librit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat