Dita Botërore e Poezisë: Kafe falas në shkëmbim të një poezie

Kultura

Dita Botërore e Poezisë: Kafe falas në shkëmbim të një poezie

Më: 20 mars 2019 Në ora: 12:02
Ilustrim

Projekti “Paguaj me një poezi”, që shënon vitin e tij të gjashtë, synon të nderojë shkrimin në botën digjitale duke i ftuar njerëzit t’i lënë anash telefonat dhe t’i shprehin ndjenjat dhe idetë e tyre në letër.

Për t’u bërë pjesë e kësaj iniciative, pjesëmarrësit duhet të jenë mbi 18 vjeç dhe udhëzohen të shkruajnë një poezi origjinale në një fletë me titullin “Paguaj me një poezi”.

Ata gjithashtu ftohen të bëjnë një fotografi të poezisë së tyre në Ditën Ndërkombëtare të Poezisë me hashtagun #PayWithAPoem ndjekur nga emri i shtetit në të cilin ndodhen, si për shembull “#PayWithAPoemRomania”.

Projekti është ideja e një ndërmarrësi të kafesë, Julius Meinl në bashkëpunim me kantautorin Tom Odell.

“Siç e di secili që më ndjekë në Instagram, jam një mbështetës i madh i shkrimit”, tha Odell. “Pavarësisht se a jam në shtëpi apo jam duke kërkuar frymëzim gjatë kafesë së mëngjesit apo udhëtimit, besoj se ka diçka shumë çliruese kur gjen një moment gjatë ditës për të shkruar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat