Si janë poetët

Kultura

Si janë poetët

Nga: Neki Lulaj Më: 22 mars 2019 Në ora: 07:21
Ilustrim

Poetët janë si një pyll plot me bor,si një agim

Si një fushëme ullinj plot gjethe e me kokrra

Degët iu lakohen nga pesha e rëndë e begatisë

Kanë bukurinë që ua njeh guri,lulja dhe shqota

 

Poetët janë erë behari apo dhe vjeshtë pa gjethe në tufane

I zbardhëron edhe bora e parë i zbukuron urimi

Poetët janë artitektë urash mbi detra e oqeane

Që lidhin botë me magjinë e vargut dritërrëzëllimi..

 

Ata janë si kështjella madhore katallanësh si përrala..

Me plotë shkallë,rrasa,tjegulla,bedena,gur e mure.

Portat i kanë shumë të mëdha të gjera e të gjata

Janë kala me mure,frëngji apo petale me lule

 

Janë bletarë që shpërndajnë hojin e fjalëve të ëmbla

Janë poleni i lulës ku bleta e thith dhe e bën mjaltë

Bukuri e botës dhe gurë margaritari si në ëndrra

Dashuron të dashurit e shlodh ne udhë çdo shtegtar

 

Poetet janë dritë që fle në prehërin e hënës

E në gurrat e fjalës së tij shuhet etja dhe uuriaN

Ata janë edhe engjëj që rrinë në mjegullën e dendur

Kanë kalanë e fjalëve me shkallë ku prekët gjithësia

 

Janë ëngjëj dhe bujq duarartë që krasisin vargje

Strofat ua kafshojnë zanorët rrallë e me rrallë

Bashkëtingëlloret ju rrëshqasin,valeve të Bunës në harqe

Janë gryka bueimi plot shkumb e ujë qe dukën si ujëvarë

 

Vegon ylli tek ta ku etjen e shuajn brez pas brezi

Tek ta janë Fishta,Migjeni,Naimi ,Noli,Mjjeda ,Poradeci,

Janë Kadare, Galica,Berisha, Qyqalla,Desku,Selmani e Gjergji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat