Tre autorë brenda të papriturave të një dhome në Lajpcing

Kultura

Tre autorë brenda të papriturave të një dhome në Lajpcing

Më: 22 mars 2019 Në ora: 15:29
Foto

Në tregimin e Alexander Špatov, Ditëlindja e nënës sime në Mladost, Dy (botuar në librin me tregime Një mik i huaj, Shtëpia Botuese eta 2018), një bir bullgar, për herë të parë, sheh prindërit e tij me një sy të tjetër.

Protagonistja – një vajzë e re – e Christiani Wetters, tek “Në jetën private jam shumë më mirë se kaq”, merr shumë këshilla nga gjyshi i saj.
Ndërsa tregimi i Saimir Muzhakës “I harruari” nderon nënën dhe babain e tij të harruar. Në hapësirat e Panairit të Librit që po mbahet në Lajpcing, tre autorët e rinj Saimir Muzhaka, Aleksandar Špatov, Christiani Wetter, me temën “Në jetën time private jam më i mirë se kaq”, moderuar nga Annemarie Türk. Tre autorët kanë folur për përvojën e tyre të re në letërsi, duke marr shkas nga leximet e veprave të njëri-tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat