Festa e Novruzit — Çfarë do të thotë dhe si festohet

Kultura

Festa e Novruzit — Çfarë do të thotë dhe si festohet

Më: 22 mars 2019 Në ora: 17:40
Foto ilustruese

Darka tradicionale e Novruzit duhet të përfshijë shtatë ushqime, emri i të cilave nis me shkronjën “S” të alfabetit persian. Këto ushqime duhet të jenë lakër e bardhë si simboli i rilindjes, Hashure e cila përfaqëson prosperitetin, fruta të thata që përfaqësojnë dashurin, hudhra si simbol i shëndetit, mollë si simbol i mirësisë, manaferra që simbolizojnë lindjen e diellit, dhe uthull që simbolizon tolerancën. Tavolina duhet të ketë lule, një pasqyrë, një qiri, vezët e kuqe dhe Kuranin.

Tradita e kërkon që përpara ardhjes së Novruzit shtëpia duhet të jetë e pastër dhe e lyer si simbol i largimit të fatkeqësive të vitit të vjetër. Madje, të mërkurën e fundit të viti të vjetër, iranianët ndezin zjarr dhe kërcëjnë rreth tij si festim i largimit të fatit të keq.

Në Shqipëri, Dita e Novruzit festohet nga besimtarët bektashinj, shumica e të cilëve ndodhen në jug të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat