Është bukur të ëndërrosh

Kultura

Është bukur të ëndërrosh

Nga: Mimoza Gjetaj Më: 26 mars 2019 Në ora: 15:07
Mimoza Gjetaj

Këtë mbrëmje isha me ty
Bregut të shpirtit tënd kërkoja ëmbëlsi
Mbështetur te muret e zemrës sate
Vala si një guralec me shtynte epshëm
Në ngrohtësinë e shpirtit zura vend...

Si një fëmijë mistrec brodha aty këtu
Më mbaje freskët në detin e puthje
Pëshpëritje lutje për mua
Si në një valës të përqafuar vazhdonim
Mes tingujve të një simfonie të heshtur...

Po flas pa menduar, shpirti shprehet vetë
Si një spektatore e harruar diku pritjeve
Çdo gjë mbeti në ëndrrën me sy të shpresës
Si një pikë ujë kur nga retë zbret
Gjithësia jote fantazisë i fali shpresë...

Sa herë të kujtoj drithërohem deri në zemër
Mbyll sytë dhe ndjej prania jote me tretë
Apo më merr me vete fort si një erë pranvere

Shikimet përzihemi me valët bëhet suvalë
E epshi bie si shi gushti mbi trupat tanë
Kryqëzimi i pasioneve ngjet me udhëkryqet
Ku çdo imazh mbetet veç një vegim shprese
I ndrydhur brenda ëndrrës që ende s’e pamë
Si në ëmbëlsinë e saj presim të jemi bashkë...

Mendo se ka dhe një botë tjetër
Në kopshtin e ëndrrave në vend të luleve
Kanë mbetur gjurmët e pasionit
Duke valëzuar detit të kujtimeve

Eh! është bukur të ëndërrosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat