Sot Dita Botërore e Teatrit, MKRS ndan çmimet vjetore

Kultura

Sot Dita Botërore e Teatrit, MKRS ndan çmimet vjetore

Më: 27 mars 2019 Në ora: 07:56
Prishtinë

Sot edhe në Kosovë, sikurse edhe në çdo vend tjetër të botës, shënohet Dita Botërore e Teatrit.

Me këtë rast, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Teatër për vitin 2018.

Shënimi i Ditës Botërore të Teatrit është iniciuar në Kongresin e 9-të Botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror (INT) të UNESCO-s në qershor të vitit 1961, ndërsa që nga viti në vijim ai shënohet me datën 27 mars, datë kjo kur është hapur sezoni i "Teatrit të Kombeve" në Paris.

Sot kjo shënohet në mënyra të ndryshme në rreth njëqind qendra të INT-së. 

Instituti Ndërkombëtar Teatror është themeluar në vitin 1948 nga UNESCO-ja dhe është organizata më e rëndësishme joqeveritare në sferën e arteve interpretuese.

INT insiston ta promovojë këmbimin ndërkombëtar të njohjeve, ta stimulojë krijimtarinë dhe ta rrisë bashkëpunimin ndërmjet njerëzve të teatrit dhe mirëkuptimit të ndërsjellët me qëllim që të përforcohet paqja dhe miqësia mes popujve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat