Tradhtarë apo heroj!?

Kultura

Tradhtarë apo heroj!?

Nga: Fatmir Lohja Më: 27 mars 2019 Në ora: 07:58
Fatmir Lohja

Në një ditë me diell,në fillim të marsit Dervishi, Zefi, Hasani dhe Dhimitri sapo morën pensionet.U mërziten edhe pse ndënjën shumë në këmbë te sportelet e postës,edhe pse shtesa e premtuar nga qeveria, ende nuk qe kaluar për pengesa burokratike. Për të bëre adetin e ditës, tok shkuan te klubi i lagjes. U futën brënda se jashtë qe ende freskët. Në lokal gjendeshin pak klientë. Sapo zunë vend rreth tavolinës, i dhanë kamarierit, porosinë e zakonshme të ditës ceremoniale mujore: “Kafe me pak,dhe raki me shumë!”

Në mëngjez,një klient harroi gazetat e ditës në lokal. Kamarieri , nga respekti për gjyshërit,mundohej t’i sajdiste sa më mirë. U solli në tavolinë gazetat,duke i pyetur, nëse deshironin t’u hidhnin një sy.I morën gazetat me kënaqësi.Me komandë ushtarake nxorrën syzet nga xhepat.Për rreth njëgjysëm ore i harruan edhe kafetë,edhe rakitë.Pavarësisht nga mosha,njerëzit bien prehë e rastësisë, për të cilën u vjen turp ta kujtojnë më vonë.

Leximi i gazetave,në mënyrë të menjëhershme u preku plagët e vjetra.Imagjinata u lirua edhe nga lodhja, edhe nga mërzitja e ditës.Ambicja për t’u dalluar më i zgjuar se shokët,i nxit grindjet në debat. Sqima e moshës e hoqi mantelin nga supet, nga mungesa e zgjuarsisë.

Gazetarët as dreqi nuk i merr veshe.- u shpreh Zefi,pasi gjerbi kafen e ftohur.- Estremitetet në emertime nuk i kuptoj. Njëri krah i bën heroj ata që dorëzuan mandatin ,dhe tradhëtarë ata që pranuan mandatin e deputetit.Krahu tjetër krejtësisht të kundertën.Të gjitha gazetat e kanë një gjë të përbashkët.I përcaktojnë me mllef : ”Se tradhëtarët ,edhe herojtë,janë kundra, ose pro,ndaj shqipëtarëve,në një kohë që konfliktin e kanë brënda militantve të partive.!?” Pse flasin në emrin tonë të gjithë kryetarët e partive?Pse flet në emër te anëterave e simpatizanteve të tij,ka logjikë.Pse i shtrijnë këmbët më gjatë se kanë jorganin ?

Shokët i ndeshën gotat e rakisë, si gazetat, me mendime dypolare,për ato ç’ka foli Zefi.Ra një heshtje e besdishme në mes tyre..E dinin mirë, që tema kërkonte shumë energji për t’u zbërthyer,nga pikpamjet e ndryshme politike.

Çfarë nuk kupton ti?- e pyeti Dhimitri Zefin.- Ajo dihet.Heroj janë ata që dorëzuan mandatin,dhe tradhëtarë e bir stërtradhëtarësh ata që e pranuan.

Menyra e të shprehurit të mendimit nga Dhimitri,për të indoktrinuar pikpamjet e tija mbi shokët, e drejtoi debatin në qukjen e shkëndijave të pasionit rinor.Shpengimi në arsyetim, i nxit pasionet, duke e ulur logjikën në limitet minimale.Nuk ishte as vendi , e as koha,të llastonin njëri-tjetrin për hatër të njohjes.

Mund ta mbrosh mendimin tënd ?- e pyeti Hasani Dhimitrin.

Dhimitri,me shumë pasion,shprehu idetë e tija “patriotike”.E nisi duke sharë pozitën,me fjalët aspak etike.Nga revolta u përskuq në fytyrë,si specat gogozhar në kavanoz.Pa u mbushur me frymë, lavdëroi opozitën për maksimumin e heroizmit. Nuk pushonte burri për asnjë çast. Shokët e shihnim me shqetësim. Ndonjërit i shkoi ndërmend,se e kapi kriza nervastenike.

Kështu si them unë dhe pikë!- e mbylli Dhimitri, duke marrë frymë me veshtirësi.

E mori fjalën Hasani,me të njëjtin nervozizëm të Dhimitrit,por në krah të kundërt. Poziten e quajti vizionare dhe opozitën stërtradhëtare,duke ngrejtur zërin dyfish nga parafolësi.

Kemi dëgjuar për bojkot paralamentar, dhe është parë se nuk ka fituar gjë.Të dorëzosh mandatin,me dy sytë në ballë,as dreqit të mallkuar nuk i ka shkuar ndonjëherë ndermënd.

Delli i marrëzisë ia mbuloi fytyrën me rrudha Hasanit.Levizjet e pakontrolluara të duarve, e fluturuan gotën e ujit në dysheme. Nga forca goditëse ajo u bë thërrime thërrime.

Çfarë kanë Gjyshërit ,që flasin me zë të lartë?-e pyeti kamarierin një klient, me zë bariton

Kanë ditën e marrjes së pensionit, prandaj mos i vë re,- u përgjigj kamarieri me zë të ëmbël.

Çoju nga një teke raki nga unë,ta bëjnë qejfin tamam!-e urdhëroi klienti me njerzillëk.

Me ndrojtje ,kamarieri u afrua pranë tavolinës së pensionistëve.I pyeti nëse dëshironin ta pranonin porosinë e dhënë nga klienti.Ofertën,e pranuan të katërt ,me kënaqësi.

Kaq kisha.Nuk flas më ! – Nga ndërhyrja e kamarierit. e humbi fillin Hasani.

Në mes tyre ra një heshtje mobilizuese per argumentim. Nuk vonoi ,dhe porosia erdhi në tavolinë. Të katërt i panë gotat e mbushura me respekt.

Po ju pse nuk flisni?- pyeti Dhimitri Dervishin.

Çfarë të flas? T’i i vure pikat mbi i-të.Mendoj, ta çojmë një shendet, për djalin që na respektoi!- foli Dervishi me zë të ulët.

Të katërt kthyen kokat nga bamirësi.Me gotat e ngritura lart, i uruan djalit jetë të gjatë .Me kënaqësi dollinë e ktheu edhe porositësi.

Nuk është mirë të flasim me zë të lartë,në respekt të moshës sonë,- e nisi Dervisha, pas dollisë,së pirë me kënaqësi.- Na keni hapur një temë diskutimi të veshtirë. Pasioni nuk po na lë të arsyetojmë mirë. Sokrati, këshillonte studentët e tij,t’i jepnin lajme vetëm kur të jenë të; konfirmuara për vertetësinë;dobishme; gëzueshme për shoqërinë.

Profesor!- iu drejtua Zefi.-Mund të na sqarosh më shumë?

Kjo temë nuk është për debatet, sipas filozofit të antikitetit, Sokrat, sepse të treja porositë e tija janë nëpërkëmbur.Nëse më lejoni,për qetësim të ndënjes,po u tregoj një anketodë të vjetër. Ka mundësi ta keni dëgjuar,se moshatarë jemi.

“Mbreti thirri Nastradinin,për të parashikuar,nëse nusja e djalit,që ishte shtatzanë,do të lindte djalë apo vajzë. Nga sikleti Nastadini i tha:”Kur më afrohet me duket djalë, e kur largohet me duket se e ka vajzë.”Pas lindjes së nuses ,mbreti i dha dhurata të çmuara Nastradinit, sepse lindën binjakë,njëra vajzë ,e tjetri djalë.

Ku do të dalësh ti më këtë anektodë?- e pyeti Hasan qafshkurti.

Dervishi e pa në drite të syrit.Me zë të ulët shprehu mendimet e veta.I duket abuzim nga gazetarët,që shprehin vend e pa vend termat : “tradhëtarë dhe heroj”. Në rastin konkret si ata që e lanë, edhe ata që e morën mandatin,binjakë janë, sepse prind të njëjtën parti kanë.Ndoshta rastësisht,por është më se e vërtetë,që kryetarët e partive të mëdha,kanë ndërruar testa partie të ndryshme.Edhe ata tradhëtarë do t’i quajmë,sipas logjikës së gazetarëve!? E quajti absurditetin më të madh, kur gazetarët akuzojnë për tradhëti një futbollist kosovar,pse luan me ekipin kombëtar të Kosovës!?

Në këtë arsyetim kërkova të dal,me anektodën që tregova më sipër.Nuk e di nëse qeshë i qartë?- e mbylli ligjeratën Dervishi.

Nga shikimet sy me sy, Dhimitri e Hasani nuk ishin bindur,sepse shumë vrazhd e shihnin njëri-tjetrin.Debati më pas erdhi duke u shtruar.E nisën nga fakti , që janë katër shokë të mirë,me besime fetare të ndryshme.Luten dy në kisha të ndryshme ,njëri në xhami ,e tjetri në teqe.Nuk mbahet mend të kenë pasur ndonjëherë konflikt fetar në mes tyre.Këtë fakt të mirë e pohuan njëzëri

Nuk e kuptonin,pse politika i nxeh aq shumë shqiptarët.Rendisnin argument të ndryshëm,por nuk bindeshin.E emërtuan politikën lokomotiva e shoqërisë.Ajo tërheq nga pas një popull të tërë.Në kombet e përparuara ajo ecën përpara.Në udhëtimin e saj ,ndalon në stacione të ndryshme, për të bërë furnizmet e nevojshme.

Ndryshe nga eksperienca e mësipërme, shokët binin në një mendje ,se lokomotiva shqiptare ndalon vend e pa vend.Pengesa nga më të ndryshme i dalin përpara.Niset për perëndin, gjatë rrugës ia devijojnë shinat në drejtim të lindjes së largët. Nga të nervozuarit hidhet në erë traseja me gjithë shina.Ndihmës mashinisti nuk pranon të punojë me ustain. Zbret nga lokomotiva,duke vënë kushte se do ta drejtoj i vetëm , ndonëse në testim ka dalë i dyti. Mashinisti,me kokfortësi nuk e pyet ndihmësin për shqetësimet e tija.Eshtë i bindur se është i parë,dhe timonin nuk e lëshon nga dora ,as kur ka nevoja përsonale jetike.

Nga kjo praktikë e mbramsht ëndërrat e natës,dhe shpresat e ditës, po fikën dita nga dita te shqiptarët.Mbetemi vendi më i varfër i Europës.Emigracioni po merr në krahët e veta,lulen e kombit,rininë.Ju vesuan sytë gjyshërve kur kujtuan fëmijët,nipërit,mbesat, atje larg – larg në kurbet.Punuan dekada të tëra,dhe marrin një pension mujor,që nuk u del ta mbyllin muajin me bukë.

Janë të bindur se edhe në popull diçka nuk shkon.Koncepti marrok: “Yxhym pas kapedanit,se ai kurrë nuk gabon .”- është vertetuar praktikisht ,e historikisht ,se nuk është i saktë. Nga eksperienca botërore,janë popujt që i mbajnë yzenxhitë e kuajve të kapedanëve. Janë të shumta rastet kur i rrëzojna nga shala,me votën e lirë, kur u merr koka erë ,dhe nuk dëgjojnë shqetësimet e qytetarëve.

Edhe në pesimizëm nuk duhet të bimë,për fatin e keq të brezit tonë.T’I gëzojmë ditët që na kanë mbetur,për të shkuar te prindërit tanë! Kamarier! Silli nga unë edhe nga një teke!- urdhëroi Dervishi.

Meqë Dervishi hyri në humor ,po u tregoj edhe unë një anektodë,- propozoi Zefi me zë të ulët.

E miratuan një zëri propozimin e tij:”Në kohën e osmanllijve,një grua i mallkoi ushtarët e tyre,për poshtërsitë që bënin në kurriz të shqiptarëve:”Ju raftë kolera!” Ndërhyn njëri dhe i thotë:” Mos na sill kolerën në Shqipëri,se na mbyt edhe ne. - Thuaji : “Ju zhduktë dreqi farën,se kështu është më mirë për të gjithë.”

Të katër shokët qeshën me zë të lartë.Atmosfera e zakonshme,e ditës së marrjes se pensioneve,u kthye në traditën të saj.Atë ditë në lokal ndënjen pak më gjatë se zakonisht,për t’i shkarkuar aty të gjitha bateritë e mërzisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat