Rrugaçja ime e egër poezi

Kultura

Rrugaçja ime e egër poezi

Nga: Kalosh Çeliku Më: 28 mars 2019 Në ora: 10:01
Kalosh Çeliku

Vitet ‘79/ 80 -ta, më morën ushtar

Kazermën e të dënuarve, në Knin.

Edhe, më shpallën si “armik i shtetit”

Shkaku, Babait: Qe, dhe vdiq Ballist?!

 

Pas ushtrisë “JNA”, e humba rrugën

Ditën, mes Prishtinës dhe Shkupit.

Nuk e dija, ku ta lidh Gjokun pullali

Prishtina dhe Shkupi më “përçapën”.

 

Fati im, pas shërbimit ushtarak, në Knin

Ma dhanë një letërpërcjellje, në vendlindje.

Atë, me kusht: mos e hapi, dorëzoj eprorëve

Politik. Asaj kohe, të Lidhjes Socialiste.

 

Ua dhash fjalën, por jo edhe Besën Shqiptare

E hapa letrën sekrete ushtarake. Çka të lexoj?!

“Kalosh Çeliku, armik i shtetit përbashkët”!

Nuk duhet besuar aspak. Përmëtepër, ndiqeni

Gjithë jetën, mbanje nën kontrollë policore
Dhe, dënonje si armik të Partisë Komuniste!

 

Mezi, gjeta disi punë në Malësinë e Shkupit

Shkaku, se: nuk isha banor i këtij Qyteti.

Edhe, pse: Isha me nënshtetësi maqedonase

U detyrova të arratisem maleve të Shkupit

Që, një ditë të bëhem banor i këtij qyteti.

Banor, asaj kohe nuk isha as i Prishtinës

Po, nuk ma kërkoi njeri për një vend pune.

 

Përçudi, edhe këtu me përndjekje. Dënime

Pas demonstratave të ’81 -shit. Prishtinës.

Nateditë si “armik i shtetit përbashkët”

“Vëllazërim-bashkimit”. Shokut Tito?!

Gjoja, se: Unë jam i dërguar nga Kosova

Për veprime politike në këto anë malësie?!

Edhe, “Unë isha ai kryesori. Armiku” Shtetit

Çështjen Shqiptare doja ta zgjidh me luftë.

 

E, Unë, sot: Kujt t’u besoj?! Neokomunistëve

“Shpëtimtarit” të shqiptarëve. Nënës parti?!

Apo, Vetëvetes si shkrimtar: “Armik” i shtetit.

 

Dhe, Mua si Poet rebel nuk më vret, Sot askush

Përveçse ,Vargu çmendur “Erotik”: POEZIA…

 

 

(Poezia është një Grua azgane: Që,

shtatë burra nuk e lidhin në shtrat)

 

Poezia është një Grua azgane

Kur t’i teket më troket në Tru:

Edhe, hazdiset: Dolli ngre raki rrushi

Dy shtamba me verë të Hardhisë Nuse..

Zërin ngre lartë pasmesnate për Liri

Dhe, lëmsh ma bënë shtratin. Librat.

 

Poezia është Grua e prapë. Azgane

Shtatë burra nuk e lidhin në shtrat!...

 

(Dita e Shëngjergjit)

 

Nana, ende pa lind Dielli

Nuk vjen me një thupër thane:

Stërpikë me ujë tek shtrati

E, të më zgjojë nga gjumi.

 

Sot, as edhe Shën Gjergji

Herët me një thupër thane.

Nuk ma hapë më dot derën.

 

Dielli, zbretë nga Çelëvjollca

Dhe, hynë me rreze nga Oxhaku…

 

 

(Politikë e lumtur “madhore” me “Vite historike”)

 

U kënaqëm duke shpallë “Vite historike”

Edhe, atë: Ditëvdekje të patriotëve shqiptar:

“Viti Skëndrerbeut. Viti Ismail Qemalit”…

 

I presim të vdekurit, merren me politikë

Edhe, sot ta shpallin si Shtet Shqipërinë?!

E, politikanët e gjallë: me tenderët e Qeverisë

Vetëm e vetëm, të fotografohen para kamerave

Televizive. Politikanët e arratisur arave argatë?!

Brekëgrisurit, Dje pa arnë kanapi në bythë

Sot, këmbekrye lidhur, në grazhdin e Qeverisë.

 

Zoti e di, deri kur do të vazhdojë maskarada Ikje

Me siguri. Përderisa, dudumët të ikin nga pushteti.

Kabineti, stolisur me flamuj kuqezi. Poste politike:

Sanço Panço, Dje të “Babait”. Sot, “Shpëtimtarit”.

E, jo me Ditëlindje. Arritje, të sotshme politike.

 

Sançopançot shqiptar, arratisur posteve politike

Sot, bëjnë luftë me personalitetet tona historike?!

Politikanët e arratisur duke mbajtur veten gjallë

Politikën e tyre “madhore”, rrugëve “artistike”.

 

Vite pak politike. E, shumë patriotë shqiptar

Vite historike, t’i mbajnë gjallë dudumët.

Përtive politike, duke shpallur “ Vite historike”

Sot, të shpëtojnë veten nga dështimet politike.

 

Edhe, atë: duke dalldisur popullin shqiptar

Me “Vite historike”. Ditëvdekje politike.

Jo, me Ditëlindjre: Arritje të sotshme historike…

 

 

(Burri i Gruas besnike hudhi radion në lëmë)

 

Babai, shpesh na thoshte: Si, nuk i ngjatë:

 Hatem Çupit. Dajës: Nateditë arave. Mulli.

Po, i ngjatë Rexhep Zajazit. Burrit, Kurvar

Me Tri, katër, pesë gra besnike, në shtëpi.

 

Këngëtari. Burri i Gruas besnike në Katund

Kur, e thirri gruan nga porta ta shkarkojë

Gomarin me dru, në lëmë! Iu përgjigjë gruaja:

Shkarkoje, vetë! Sot, këndon Rexhep Zajazi.

 

Burri botës, i lodhur dhe nervoz hipi në odë

Dhe, atë ditë, në vend të Gruas besnike:

E  hudhi radion për dritare, në mes të lëmës…

 

 

(“Muslimanët shqiptar” me makina sot i falin tre vakte në xhami)

 

Përderisa Dje, Hoxha i Allahut në xhami

“Shejtan” e shpalli edhe çikletën me dy  rrota:

Sot, “muslimanët shqiptar” i falin Tre vakte ?!

Krah për krahu me partizanët e Nënës Parti

Edhe, atë: Xhipa (makina) me katër rrota.

 

“Fitore” historike?! Shqiptarët kur vdesin

Dhe, pa bukën  e gojës. Rrugëve, pa shtëpi…

 

 

(Shpall konkurs poezie për një Grua Besnike)

 

Përderisa, Dje: shpalla konkurs letrar për poezi

Edhe, më mbytën “poetët” me poezi Facebooku:

“Manifestime poetike”: “Shkupi lexon pizi”?!

 

Sot, erdhi koha të shpall për një Grua Besnike

Zanë Mali, me Dy shtamba verë nën sjetulla!

Plagët, pasmesnate të m’i shërojë nën Rrap

Edhe, japi gji mes Shkupi: Zgjojë nga Varri.

 

Kushtet e konkurimit: Patjetër, të jetë Azgane

Macet t’i dojë. Poezinë. Atdheun. Dhe, Burrin.

 

Dhe, në fund: Me veti t’i ketë Dy shtamba me verë

Një Ibrik raki rrushi me Dy  çepa, mes këmbëve:

Gji të më japi! Fuqi, për luftë. Dimër e Pranverë.

Patriote DitëNate. E çmendur mes librave. Shtrat.

 

Shtatë sahat larg ta flug Vargun kryengritës. Nesër…

(“Kali Shemës” në Dasëm bartë ujë pa Nuse)

“Kalin e Shemës” e kanë thirrë në Dasëm

Edhe, jo se: Është i hijshëm. I mençur.

Por, t’u barti ujë krushqëve. Dasmorëve.

 

Edhe, shuaj Etjen dasmorëve pa Nuse…

 

(Pula e Vjershës Rexhep Hoxhës e ka bërë një ve. Dhe, tjetër hiç)

 

Pula e Rexhep Hoxhës. Poet

Kakaris tra më tra.

E çuditi Dynjanë:

E ka bërë një ve. Dhe, tjetër: Hiç.

 

Pula e Vjershës Rexhep Hoxhës

E çuditi, Sot Dynjanë:

E ka bërë një ve. Dhe, tjetër hiç…

 

 

(XHADIA e do Burrin me brekë mbi pantollona)

 

Vite e vite, jam përpjekur Rrospinë

Ta përzë me Raki Rrushi. Shtambaverë.

Nuk ikë Xhadia. Rrospia e “Bit-Pazarit”

Siç duket: E do marrëzisht Burrin!

 

Vite e vite, jam përpjekur ta përzë Rrospinë

Nuk ikë Xhadia. E do marrëzisht Burrin!...

 

 

(Ditën e Nesërme e parshoh me Ujë “Xhehneti”)

 

Jeta është Luftë! Ndodhë, bie dëshmor

Ose, të shpallin “hero”! Pak rëndësi, ka:

Poeti gjithë jetën në Luftë. Përtejvarri

Luftë ballë për ballë, edhe me Xhadinë.

 

Gjith jetën, Dy Gratë e mia besnike

I mora Nuse, në Shtëpi. Dhe, shtrat.

Koha, erdhi sot: Mua, si Poet rebel

Gruaja e Tretë, të më marrë në Shtëpi.

 

Ditën e Nasërme e prashoh me Ujë “Xhehneti”…

(O burra, bini armikut  të pabesë*!...)

 

Babai, në jetë: Dje, eci me Dy kobure në brez

“Nagëntin”, nateditë nën jastëkun me kashtë.

Patjetër, edhe dy “kashikara” serbi në struke

Mauzerrin me gjithë fishekë mbi kokë. Shtrat:

Nateditë, e ruante Derën e Oxhakut. Shtëpinë.

 

Unë, biri tij: Sot, eci me Dy Shtamba me verë

Dhiareve të Çelëvjollcës. Atje, mbi Garanë.

Dhe, Një Ibrik me Raki Rrushi: Katundi Çuke

Kryengritësin rebel, me Dy tyta në brez. Luftë.

 

Rrugë malore. Dhiare, kaçakësh… Histori…

Thirrje: “O, burra! Bini,  Armikut të pabesë!...”

 

1.Varg i Omar Khajamit nga Rubairat: FIJE BARI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat