Zemra ime

Kultura

Zemra ime

Nga: Zymer Mehani Më: 28 mars 2019 Në ora: 22:44
Zymer Mehani

Zemra ime, dënes e qaj

Derisa të ketë furtunë e stuhi

Mbi ne e mes nesh të ketë pabesi

Qaj dhe dënes, imja zemër

Derisa të ketë të kohës sonë plagë

Copëtohu, ndahu në dysh, kallu, digju flakë

Dënes e qaj shpirti im

Derisa në ty të ndritë shkëlqimi

E dhimbja njerëzore

Dhe ti loti im piko mos u ndal

Mbi gurët e përflakur

Mbi varret e dëshmorëve

....aty u përfal

Zemra ime

Rend rrugëve të pambarim

Kah fjala e besës

Rrugëto e mos i ndal tik-taket

Kodrinave t’qëndresës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat