Tivari, adresa e një gjenocid

Kultura

Tivari, adresa e një gjenocid

Nga: Atdhe Geci Më: 30 mars 2019 Në ora: 20:41
Atdhe Geci

Pjetëri xhelatit i tregoi shenjën

e Krishtit, por xhelati s ́e njihte

mua më therrën si berre; Lan,

të tëra zorrët i kam nëpër duar!

 

Ai muaj ishte mars, ishte prill:

ai vit ishte 1945 dhe ajo luftë

Kosovën e nxorri të humbur,

me 35 mijë djem të pushkatuar.

 

Këtu një kufomë, aty një tjetër

dhe një tjetër ,.. dhe një tjetër,..

dhe një tjetër,..o zot, me mija,..

djem të Kosovës të pushkatuar

Për gjenocidin e Beogradit në Tivar

Kosova pyet, pyesin familjarët

pse djemtë tanë na i masakruan

dhe plisin në Tivar na e shkelën!

2

------------------------------------------------

A ka faj Tivari apo prejardhja

për vrasjen e 3785 rekrutëve tanë?

shih, edhe dhimbjes m ́ i dalin lot

e gojës m ́ i merret fjala e qan.

 

Të pushkatuarit shqiptar në Tivar?

Të pushkatuar nga xhelatët serbë.

Pyesnin, përse duhet të vritemi?

Përse ky kurth i serbëve në Tivar!?

 

Kosovë o zemër, mos më mallko

Ish zëri i të plagosurit, Avdiu

Se duar e këmbë i kam të lidhura,

Fytyrën me thika ma kanë prerë.

 

Krimi në Tivar mbetet gjenocid

vrasja rekrutëve i duhej Serbisë

vendim i qarqeve në Beograd ish;

edhe një të Mollë të Kuqe ta vriste!...

3

-----------------------------------------------

A kishte faj udhëheqja Kosovës

për masakrën në Tivar? them po;

mobilizimin e rekrutëve shqiptar

Shtabi i Kosovës e kishte bërë.

 

Krimi në Tivar ishte i menduar.

ai vazhdoi pastaj në Dubrovnik,

vazhdoi në Likë, Nish e Beograd

Deri më 17 shkurt të vitit 2008.

 

Ç ́po ndodhë vall me Kosovën?

qanin gjyshet dhe gjyshërit tanë.

Kosova na mbeti fare pa djemë

pa burra për ta mbrojtur vendin.

 

Tivari ishte një varr i projektuar,

se varre të reja hapeshin çdo ditë,

për ta gjunjëzuar Kosovën , që

Kosova të mbetej nën Serbi!

4

----------------------------------------------

Në Tivar na vrau ushtria serbe

Me një vendim të Jugosllavëve

regrutët u pushkatuan të lidhur

që Kosova të mos vetëmbrohej.

 

Krimi në Tivar mbetet i gjallë

sado që atë e varrosën thellë;

në Tivar nuk ka një gur varri

për 3785 regrutë të pushkatuar!

 

Nga Kosova e deri në Tivar

rruga ishte më e keq se në varr,

në atë udhë të mundimshme

shumë nga tanët vdiqën rrugës!

 

Mes plagëve dhe bajonetave

Pashë në ëndërr vajzën time

kjo masakër duhet të kujtohet

për të gjithë brezat e Kosovës.

5

-----------------------------------------------

Nuk njerizohen xhelatët serbë

as Garashaninët, Andriçët, Rankoviqet

ata vranë gjithandej Toplicën

dhe regrutët tanë një nga një i therën!...

 

Të pushkatuarit e Tivarit thërarsin

që gjaku i tyre të mos thaj!...

Kosovë, mblidh gjakun tënd,

Mblidhe se është gjak i të rënëve!....

 

Për krimin e Serbisë në Tivar

Kosova e Tivari duhet të ulurasin

në të gjitha kancelaritë e Evropës

që t ́ i bëhet një gjyq Serbisë.

 

Serbia me pamje saj të vrasësit

herët a vonë do të përgjigjet:

për krimet mbi popullin tonë,

për gjenocidin e padënuar serbë!

6

---------------------------------------------------------

Pushtimi i Kosovës nga sllavokomunistët

Bëri që të ndodh Tivari

serbët vranë 35 mijë shqiptarë

për të aneksuar Kosovën dardane!..

 

Prejardhja dhe pushtimi i Kosovës

Ishin shkallët e pushkatimit. –

fliste në zjarrmi Ali Maloku

pak çaste përpara se të vdiste!..

 

Ne s ́kishim vrarë, as s ́kishim vjedhur

i thoshte Preni plagës së tij!-

Ne po vdesim të pavarrosur

dhe pa një ceremoni varrimi!

 

Tivari ishte vetëm një varr ,

varre të reja hapeshin çdo ditë,

që Serbia të dërgojë kolonët,

mbi hipoteka të shqiptarëve.

7

----------------------------------------

Ah, sikur të isha pa pranga

dhe duart t ́i kisha të lira, -

do të luftoja edhe me thikat, që

të vdisja me gishtin në këmbëz

 

Kosovë, heshtja s ́ paska duar

ngrite zërin për të rënët në Tivar

Thërrasin nënat dhe baballarët

Kosova, dhe të ardhshmit e saj.

 

Kosovë, mblidhe gjakun tënd

Se njëgjakësh jemi shqiptarët:

Këtu një kufomë, aty një tjetër,..

Djem të Kosovës të pushkatuar!...

 

Mashtrimi i organizuar i Serbisë

nuk ishte kontroll dokumenti,

po ekzekutim i atypëratyshëm

ndëshkim, ndjekje, e pushkatim!

8

------------------------------------------------

Shumë nga regrutët tanë të therrur

zorrët e tyre i mbanin nëpër duar;

ata fluturonin nëpër qiejt e tyre,

por fjalë nuk nxjerrnin nga goja.

 

Në atë kurth tragjike për Kosovën,

Na u mor Tivari, na u mor Ulqini,

të pushkatuarit në Tivar ishin gjak

i shtetit të ardhshëm të Kosovës.

 

Mbi lirinë e shkelur të Kosovës

serbët vranë me plumb e bajonetë

me mijëra jemi gjysmë të vdekur,

dhe me mijëra jemi të pavarrosur.

 

Pushtimi serb shumë na ka vrarë,

xhelatët serbë edhe tani vrasin,

ata po shtien në të gjitha anët,

edhe pas një shekulli krimesh.

9

---------------------------------------------

Për pushkatimet serbe në Tivar

dhe aneksimin e Kosovës nga

ushtria serbo-sllave e Titos,

shkrimet e mirëfillta mungojnë.

 

Qëllimi i pushkatimit në Tivar

kujtoj se ishte prejardhja jonë,

ndarja Kosovës nga Shqipëria

dhe pushtimi i tokave shqiptare

 

Në atë kasaphanë çnjerëzore

prilli i detit e mban mend.

Ai do të flasë në çdo kohë

për serbët me pamje të vrasësit.

 

Gjenocidi i padënuar serb

vazhdon mendësinë e vjetër,

se krimi mund të fshehet

gropave të fshehta të kohës.

10

------------------------------------------------

Ky homazh prushi dhe zemërimi

për Kosovën e vitit 1945, për

rekrutët e pushkatuar në Tiva,

nga ushtria dhe fallangat serbe,

do ta quaja plagën më të patharë

për të gjithë brezat e popullit tonë.

Ky homazh prushi dhe zemërimi

për gjakun tonë të gjithmonshëm

bëri që liria të jetë e pakënaqur

bëri që Kosova të jetë në luftë,

edhe për Tivarin edhe Manastirin...

Prandaj, ky homazh për rekrutët

të vrarë në kurthe nga komunistët

edhe fjalën e bëjnë të qaj e ulëras

Por, kini durim; ata do të zgjohen

posa t ́ i mbushin njëqind vjet

ata do të ngrihen e do të flasin, se

ishin gjak i shtetësisë së Kosovës

gjak i njësimit dhe i përbashkimit!..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat