Poeti dhe edukuesi Daut Maliqi ka lënë gjurmë

Kultura

Poeti dhe edukuesi Daut Maliqi ka lënë gjurmë

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 2 prill 2019 Në ora: 16:58
Daut Maliqi

Daut Asllan Maliqi i lindur në fshatin Busavatë të komunës së Kamenicës. Si veteran i arsimit, dha kontributin te çmueshëm në edukimin e brezave. Ka lënë gjurmë në informim, në kulturë, në krijimtari letrare e në publicistikë. Gjatë karrierës njëzetë e tetë vjeçare në gazetari, punoi në të përditshmen “ Rilindja “ e Bujku si dhe në  “ Radio Gjilan”, në“ Radio Premiera “ dhe në “ Radio Kamenica”.Si pedagog i mirëfillte kontribuoi në edukimin e arsimimin e brezave. Për pune e madhe që e ka bërë gjatët jetës së tij Drejtoria e Arsimit të komunës së Kamenicës e shpërbleu me mirënjohje. Klubi i gazetarëve “Di. Pres “ në Kamenicë e nderoi me çmimin për vepër jetësore në gazetari. Ndërkaq, me rastin e manifestimit tradicional “Lulëkuqet e prillit 2012”, për kontributin e dhënë në avancimin e artit letrar dhe kulturës në komunë te Kamenicës, Drejtoria për Kulturë i dha mirënjohje. Po ashtu, për veprimtarin krijuese për vitin 2018 Drejtoria për Kulture, Rini e Sport e nderoi me mirënjohje, kurse Kisha Protestant “Rilindja“ në Kamenicë për veprimtarinë, krijuese, kulturore, arsimore e atdhetare i ndau shpërblimin“ Dashnor Drite“. Përndryshe Daut Maliqi, për shkrimet e tija kundër dhunës e gjenocidit serb ishte njeri ndër dhjetë gazetarët me te maltretuar të gazetës nacionale “Rilindja “e “Bujku“.

Jeton dhe vepron në Kamenicë. Merret kryesisht me poezi, për të rritur e për fëmijë. Dauti deri tani ka notuar gjashtë vepra letrare. Është prezantuar edhe në librin “Etje e pashuar”- me poezi të zgjedhuar nga autorët e Dardanës. Ndërkaq,  në maj të vitit 2015, është prezantuar në antologjinë poetike  rumun - shqiptare “ Antologjia farmacia cuvintelor “ Antologjia poetike “Barnatore e Fjalëve” në Bukuresht , nga autori i mirënjohur Baki Ymeri.                                                                      

Cikël poezish  nga Daut Maliqi

Ne dhe bota

Sikur jemi ndarë,

Mbyllur si në kuvli,

Dot gjë pa parë.

Gjë pa shikuar

Kujtojmë, dimë shumë,

Edhe kur punojmë,

Sikur jemi në gjumë.

Nuk zgjohemi dot,

Edhe kur jemi zgjuar,

Sikur s`na bëhet vonë,

Gjithë jemi të harruar!

 

Kohës 

Kohës lakmoji të paarritshmen,

Ta pastrojë veten nga mëritë,

Lakminë e urrejtjen t`i dëbojë,

Te mbesë rrethuar nga dashuritë.

Të ndalë etjet e pakuptimta,

Njerëzorja të bëhet kudo liderë,

Mendjes e shpirtit t`i japë shumë dritë,

Dituria të ketë sa më shumë ndere.

 

Bredhje nëpër stinë

Bredhim nëpër stinë,

Pa itinerar,

Me aromë lulesh shoqëruar

Kudo pranverë në sy,

Verë në mendime,

Vjeshtë në etje,

Dimër kur na duhet fshehtësi.

 

Fluturojmë në lartësi,

Të kapim hënën me dorë,

Shpresën ta ngulim në tokë e qiell,

Dritën ta marrim nga yjet,

Dielli të na bëhet zemër

Me bukën, ajrin e ujin.

 

Kur shiu bie në horizonte,

Rrugë të mallit bëhen lumenj,

Fatin tonë biblik e lidhim nyjë,

Me koloritin e ngjyrave të ylberit,

Nisemi deri tek ëndrra,

Në shtizën e lajmërimeve varur,

Një flamur flet për ne.

 

Në teh kohe

Përditë na vrasin,

E vritemi përditë,

Duke gënjyer veten,

Verbuar mendjen, sytë!

 

Dhe të parë zgjedhim

Vetëm të nënshtruar,

Atdheun e shesim,

Darkë pse na kanë shtruar!

 

Si individë

Digjemi, përpëlitemi,

Si komb ushqejmë ndarjen,

Thjesht, zvarritemi!

 

Dhe na kanë vrarë,

Dhe ne vritemi përditë,

As i vjen keq njeriu,

Sa na ndihin perënditë!

 

Vetes s’i ndihmojmë sa duhet

Për të qëndruar vertikalisht,

Si gjethe biem nga trungu,

Pa pikë mëshire, sigurisht!

 

Ti je...!

 

Ti je dielli i vendlindjes time,
Ti je hënê që shndrite tokën e qiellin
Ti je lule trëndafili,
Krenaria e gjithë njerëzimit.

Ti je bjeshka ime,
Ti je zanë e malit,
Ti je lum i atdheut,
Ti je nënê kreshnike,
Ti je lulëkuqe e Kosovës.

Ti je vatra ime,
Ti je shpirti i unitetit,
Je madhështia e mëmëdheut.

Ti je gjuha ime më e mira në botë,
Je dritë rinore e shkollë jetësore,
Ti je Tokë Arbërore,
Më njerëz e bukuri madhështore.

Ti je Shqipëria ime,
Ti je lule e njerëzimit,
Krenaria shqiptarizmit.

E ju liderët politikë
Në Kosovë e Shqipëri,
Keni kujdes mos ia njollosni,
Popullit tonë tê lashtë,
Dinjitetin, besën, e krenarin!

Dine miré populli nuk ua falê!

 

Po ngehet Kosova

 

Dridhet toka,
Shpëton Kosova,
Gëzohet Amerika,
Edhe Evropa!

Fluturojnë dallëndyshet,
Krrokatin korbat,
Lehin qentë
Heshtin ujqerit e tërbuar.

Për punët e mëdha,
Krijohet uniteti,
Kosova martire
Po e tejkalon tërmetin!

Po vjen pranvera,
Më bukurit e veta,
Po gjelbërohet natyra,
Po ngrohet Kosova.

Akrobatojnë pëllumbat,
Gëzohen fëmije,
Lulëkuqet e bukura,
Po e zbukurojnë atdheun!

Vendi im i bukur,
Vendi im i shenjtê,
Më brezin e ri krenar,
Shembull për têrë botën.

Ecê rini madhështore,
Ecê e mos u ndal,
Më dije e punë
Madhëroje atdheun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat