E madhërishmja për studentët

Kultura

E madhërishmja për studentët

Nga: Fatmir Lohja Më: 3 prill 2019 Në ora: 08:15
Fatmir Lohja

Në ditën e parë,të hapjes së vitit të ri shkollor, Agimi me Agronin po sodisnin në oborrin e faklutetit. Janë studentë në vitin e fundit.U përqendruan te manaret e vitit të parë. Për bukurinë e tyre ,nga nota një deri në dhjete,i vunë secili për qejfë të vet. U mbetën sytë te një bukuroshe .U shastisën nga bukuria e saj.Ju mjergullua arsyetimi nga çfarë shihnin.Shpërthyen ndjenjat rinore, për të rrokur të mirën. Njëri e cilësonte të bukur, ndërsa tjetri të madhërishme.Për këtë arsye plasi shamata me termat e estetikës.

U prish stabiliteti mendor sepse janë kapadai të një kallëpi. Shanin njëri -tjeti, krejtësisht pa etikë.Një e mirë ra në sy nga të pranishmit. Sharjet nuk i shtrinë te motrat , nënat ,por vetëm në drejtim të ekzaminimit të shendetit mendor për shokun. Përdorën edhe fjalët e rrugeçërve, edhe fjalët e mjekëve psikiatër. Gërthisnin për të tërhequr vëmendjen e studentëve të viteve të para. Atyre nuk i binte ndërmend të kthenin kokat pas. Dëgjonin me emocione frenetike pedagogët, që po i tufëzonin në toga, sipas kurseve dhe klasave.

Kur i mbaruan të sharat, edhe për t’u mbushur me frymë, për ndihmë u drejtuan te telefonat satelitor. Hapen faqet e internetit ,për të marrë informacione për të bukurën, edhe madhështoren. Secili citonte shprehje, për të krijuar epërsi fiktive mbi kundërshtarin.

O idiot! E madhërishmja të mahnit! Ky është shkaku pse po zihemi ,- e nisi Agimi.

O i çmendur! E bukura mund të jetë edhe e vockël ! - u kundëpërgjigj Agroni.

O psikopat! Të madhërishmes i ka hije thjeshtësia,prandaj ajo nuk ka nevojë për makiazhë e aksesorë shtesë.

O ksizofren! Cilësitë e të madhërishmse ngjallin respekt, ndërsa cilësitë e të bukurës të ndjedhin dashuri. Ku e gjen veten ti,në këtë shprehje?

O kryderr! Gjithçka që është mbi mesatarën quhet e madhe. Nuk e sheh se ajo është një shplakë më e gjatë se shoqet?

Të përskuqur në fytyrë, me mos repekt për shijet e shokut, vazhdonin të grindeshin me pasion. Në konflikt nuk vihej re asnjë shenjë , sado e vogël, për kompromis estetitk, apo etik, ndonëse lexonin shprehje të filozofëve dhe estetëve me famë botërore.

Ti ndajmë,se mos po na kapen në grushta!- i foli shokut përbri ,një shok i klasës .

Mos u shqetëso! Nuk janë aq trima,sa të masin forcat fizike.E bëjnë vetëm për të rënë në sy,- u përgjigj me indiferentizëm tjetri.

Grindja e tyre i ra në sy profesor Rexhës. U afrua te djemtë me hapat monoton të një prag pensionisti. Nga respekti për pedagogun ,sa e panë , u mbetën sharjet në fyt. Profesori u befasua kur u njoftua për temën e debatit të nxhehtë. Duke u kacafytyr, çfarë i lexuan njëri-tjetrit pak më përpara,ia përseritën edhe profesorit, por pa diagnostikimet në krye të fjalive.

Profesori, më i gjatë se djemtë,në trup të vet, pak esmer,nuk po e merrte vesh agresivitetin e studentëve. Debati me nervozizëm për termat e estetikës, i dukej krejtësisht e palogjikshëm. Kur u vu në dijeni, se grindeshin për një vajzë, ia dritësoi fytyrën një nënqeshje e ngrohtë,se iu kujtua rinia .

Temën e debatit e keni të bukur. Meqë më pëlqen ,nëse më lejoni , kam deshirë te marr pjesë,por me një kusht.Pa u nxehur ta dëgjojmë njëri-tjetrin me vemëdje deri në fund! – iu drejtua profesori studentëve.

Të dy kokoroshat me kënaqësi e pranuan propozimin e profesorit. Për të qetësuar stuhinë rinore, ai nuk u fut te morali, por në shpjegime shkencore,për të përmbledhur argumentat e kundërshtarëve. Ndoqi këtë metodë,për të mos u bërë i besdishëm për djemtë. Në fillim u zbërtheu se madhërishmja është term i estetikës dhe përdoret kryesisht për artet. Ka vepra të madhërishme në muzikë, artet figurative,në letërsi, arkitekturë,….Për ta konkretizuar mendimin, u përmendi vepra madhështore sipas mendimit estetik të opinion botërë. Edhe në histori ka data të madhërishme ,si përfundimet luftës së para, dhe të dytë botërore ,në shekullin njezët.Për kombe të ndryshme ditë e madhërishme historike është shpallja e pavarsisë

Më pas u zbërtheu parimin e dialektikës :”Se ndryshimet sasijore sjellin ndryshime cilësore.” Djemtë i varën pak turijtë, se i konsideronin komuniste parimet e dialektikës. Kur profesori u tregoi se dialektika ka ekzistuar përpara komunizmit, dhe parimet e saja nuk kanë rënë poshtë edhe sot e kësaj dite, studentët u qetësuan bukurmirë. Për të mos i çoroditur çunat,profesori nuk u fut te estetika komuniste. Çfarë t’u thonte? Se klasa punëtore është më e madhërishmja!?U bëri një sintezë se ç’është e; vogla; mesmia; madhja; shëmtuara; bukura; madhështoria; dobta ;elegantia; shendosha;….. Me konkluzionin:”Se çdo gjë mbi normalen është e madhe dhe përcaktimi i mesatares është krejtësisht subjektiv.”Kur e pa se u qetësuan, profesor Rexha i qafoi djemtë dhe u largua për të hyrë në auditor.

Me t’u larguar profesori i nderuar, përsëri plasi shamata ndërmjet mburravecave. Energjitë ende nuk u kishin shterur.Pas magjepjes vjen marrëzia. Me agresivitet e urdhëronin njëri-tjetrin, të mos i afrohej shtojzovalles , se e kishte zënë i pari dashnore. Grindja më e madhe u bë se kush e pikasi i pari . Nuk kishte as deshmitarë,e as shahi,për ta ndarë davanë. Secili e ka parë me endje bukurinë e vashës së vitit të parë. Nga xhelozia, nuk i treguan njëri-tjetrit për bukurinë e saj. Kur sytë e djelmoshave u përqendruan në një pikë,dhe fytyrat u shndrisnin nga kënaqësia, u bindën sa asaj i takonte nota dhjetë me yllë,pa pasur nevojë për ndërhyrje te profesorat.

Në oborrin e fakultetit mbetën pak bjerrakohës. Studentët masivisht u futën në auditore. Ata e lanë orën e parë të mësimit , për të zgjidhur konfliktin . U la në një anë, njëherë e përgjithmonë, debatet mbi të bukurën edhe madhështoren. Nderpreja e fjalës barbarisht të shokut, e rriste egërsinë, por ulën tonalitetin e bisedës,se tema u bë më konkrete . Nuk e shihnin të arsyeshme që sekretet e tyre erotike t’i dëgjonin të tjerët. Grindeshin për ftujkën, pas pasur asnjë informacion as për atë , e as për cjapin mjekërgjatë.

Zënka, ç’është e verteta, bëhej për teka të kota, si dukur e që motit,” Jo ështe bagël kau,por lopë. Nuk është mi ,por miushe. E lagu apo nuk e lagu skilja bishin në përrua.Nuk ishte partizan,por ballist.Nuk është i majtë, por i djathtë.Kur fiton ti,të akuzoj për hile. Shkurt,nuk jam dakort me ty përgjithnji.” Pse janë djem bashkëkohore, termat i morën nga estetika, e jo nga blegtoria, historia apo politika.

Nuk u shkonte ndermend të bënin një bisedë të qetë dhe të sinqertë.Të lejonin vashën të përzgjdhte vetë ,secilin nga ata do të pelqente.Të mos mërziteshin më pas, nëse ajo nuk do ua varte asnjërit,sepse e ka përzgjedhur me kohë princin e ëndrrave te saja.Kur u mbaruan energjitë,u betuan se nuk do të flasin më me njëri-tjetrin, me motivacionin e hajdutit të ëndërrave.Me këto mend u ndanë, pa takuar duart e miqësisë stundentore.Nge merzija maksimala nuk u futën në asnjë orë mësimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat