Cikël poetik

Kultura

Cikël poetik

Nga: Dibran Demaku Më: 3 prill 2019 Në ora: 12:58
Dibran Demaku

Nuk duam gjë tjetër 

Një melodi fyelli

një dritë-rreze dielli

të tokës së vjetër 

Një këngë bariu

një buzëqeshje fëmiu

nuk duam gjë tjetër 

Një fjalë në ballë oxhaku

e thënë nga Urtaku

si në kohë të vjetër 

Të mos na shkelet pragu

të mos na shprishet gjaku

nuk duam gjë tjetër 

Loti

Rrjedh e rrjedh

rrjedh e s’ndalet

loti ynë i valët

Rrjedh e rrjedh

fytyrës sonë të dyllët

loti ynë i yllët

Rrjedh e rrjedh

rrjedh shpon dhe muret

loti ynë i gurët

Rrjedh e rrjedh

rrjedh e kripos n’zemër

loti ynë pa emër 

Loja

Ik ,ik e ik sa të shpejta këmbët 

vrik,vrik e vrik sa të mprehtë dhëmbët 

Ujku kurrë nuk e harroi hujin
qingji gjithëherë ia turbulloi ujin

Lojë e vjetër sa vetë jeta

në mes gënjeshtra dhe e vërteta..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat