Me gjak e me plis

Kultura

Me gjak e me plis

Nga: Dibran Demaku Më: 4 prill 2019 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Mësuesi i binte kitarës
dhe i këndonte lirisë
por liria ishte larg

Errësirë në xhama të dritares
nën vargonj të robërisë
çdo portë e çdo prag

Në gjerdanin e lirisë
do të renditej ndër të parët
për gjuhë për komb e për fis

Në rrugëtimin e lavdisë
do i qëndiste ditarët
me gjak e me plis



Sytë ia puthë agimi
(Rasim Kiçinës hero i kombit)



Thonë se ti ishe ndër të parët 
që kishe mund frikën që kishe ngjallë shpresën
thonë se në natën e zezë i ndeze fanarët
se kishe dhënë fjalën se kishe dhënë besën

Thonë se ishe punëshumë e fjalëpak
thonë se lirinë e shihje veç nga grykë e pushkës
për lirinë e atdheut duhet derdhur gjak
që fushave të atdheut të çelin lulëkuqet

Edhe pikën e fundit të gjakut ia fali atdheut
këtë rrugë të vetme zgjedhur kishte trimi
u rendit me meritë përkrah Skënderbeut
tash në çdo mëngjes sytë ia puthë agimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat