Klosi nderon figurat folklorike të Dardanisë antike

Kultura

Klosi nderon figurat folklorike të Dardanisë antike

Nga: Aziz Bytyçi Më: 5 prill 2019 Në ora: 11:02
Shoqëria Kulturo Artistike “Petralba”

Kjo dite, ishte e veçantë për komunitetin e Klosit, në veçanti për anëtarët e Grupit Folklorik “Petralba”. Sepse folklori është shpirti i kombit. Përmes folklorit është ndërtuar historia e vendit, historia e kombit. Më 10 korrik 2019 mbushen dy vjet, kur një grup artistësh themeluan në Klos grupin folklorik me emrin simbolik “Petralba”. Siç është bërë i njohur, programi i këtij grupi është me tematikë dhe interpretim të pasur, ku bëjnë pjesë valle, melodi e këngë nga më të bukurat e folklorit matjan e më gjerë. Në Festivalin e parë Mbarëkombëtar “Fest Folk Klosi”, organizuar në shtator 2018, erdhën dhe konkurruan në Klos shoqëri kulturore-artistike dhe grupe folklorike nga mbarë trojet etnike. Ishte një ngjarje artistike dhe tregues i shpalosjes së vlerave të trashëgimisë kulturore e shpirtërore të Bashkisë Klos.

Pas festivalit, me ftesë të Shoqërisë Kulturore Artistike “Ardhmëria” Gjakovë dhe Shoqërisë Kulturore Artistike “Zëri i Llapushës” Malishevë, drejtues të Grupit Folklorik “Petralba” bënë një vizitë miqësore në Gjakovë e Malishevë. Dhe sot, zv. kryetari i komunës Gjakovë, z. Ramadan Hoti; kryetari i SHKA "Zëri i Llapushës" Carallukë-Malishevë, z. Jakup Krasniqi; kryetari i SHKA "Ardhmëria" të Gjakovës, z. Egzon Ademaj, si dhe eksperti i etnomuzikologjisë, z. Ali Mulaj, “Mjeshtër i Madh”, erdhën midis anëtarëve të Grupit Folklorik “Petralba” për një takim miqësor e për të thelluar bashkëpunimin në fushën e kulturës. Ata shoqëroheshin nga prof. Muhamet D. Rogova; Muhamet Morina, kryetar i Ansamblit “Shqiponjat e Dukagjinit” etj. Kryetari i Grupit Folklorik “Petralba”, z. Ikli Punavija ju uroi mysafirëve mirëseardhjen dhe i përshëndeti përzemërsisht. Veç respektit të madh e gëzimit shpirtëror që përshkoi Bashkinë Klos; Zyra e Arsimit, Kulturës, Sporteve e Turizmit dhe Grupi Folklorik “Petralba”, nderuan me mirënjohje miqtë e nderuar, me motivacionin: “Për ndihmesë e bashkëpunim të suksesshëm në veprimtaritë e zhvilluara për promovimin e vlerave folklorike të artit popullor kombëtar, duke u bërë të dashur dhe të respektuar për Grupin tonë Folklorik e më gjërë”.

Mirënjohje iu dha z. Ramadan Hoti, zv. kryetari i komunës Gjakovë; kryetarit të SHKA "Zëri i Llapushës" Carallukë-Malishevë, z. Jakup Krasniqi; kryetarit të SHKA "Ardhmëria" të Gjakovës, z. Egzon Ademaj, valltar i shquar, si dhe z. Ali Mulaj, i cili mban vlerësimin më të lartë kombëtar, titullin “Mjeshtër i Madh”. Pas kësaj ceremonie shumë domethënëse për të pranishmit u shfaq një program i pasur folklorik përshëndetës. U interpretuan valle nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Tahir Hoxha" Klos, valle dyshe burrash nga Selman Beshiri, Pëllumb Elezi, Rexhep Ahmati, shoqëruar në ciganë nga Athurim Xhepi e lodër Man Xhepi, dhe një valle karakteristike nga Sajme Kurti. Këndoi e kërcei mjeshtërishrt dhe Grupi i vogëlushëve “Kukuruku”, përgatitur nga Anduena Sefgjini.

Kënga “Vend i dashur ku unë linda” u këndua nga rapsodi Islam Hasi dhe Veri Beça, ndërsa rapsodët e Malishevës, Shaban Bytyçi dhe Nuhi Dobruna kënduan këngë të bukura patriotike. Vajzat e Grupit Folklorik “Petralba” interpretuan bukur valle me motive matjane. Ferit Hoxha, Avni Hoxha, Ibrahim Kthella, Aishe Kodra, Ramazan Mjeshtri, Fiqiri Zeneli , Mane Hoxha, Veri Beqa, Sajme Kurti, nuk mungoj kontributi i këtyre rreth organizimit të këtij evenimenti kushtuar për nder zv.kryetarit komunës Gjakove zoti Ramadan Hoti.Ndërsa Aziz Bytyçi, gazetar nga Prizreni, interpretoi poezinë “Plisi”. U bënë dhe përshëndetje miqësore e ftesa për thellim bashkëpunimi. Në  këtë manifestim ishte I ftuar edhe mësuesi i shkollës Dars së Bashkisë Klos,zotëri Gëzim Nura, kryetari I Klubit Letrar “Pjeter Budi nga Mati ,z.Hamdi Hysuka.

Pas këtij manifestimi madhështor që u bë në këtë vend bujar dhe mikpritës nga kryetari i SHKA “Petralba” ,z, Ikli Punavija të gjithë pranishmit i ftoj në darkën solemne siç kishin përgatitur ata ku pos që ishin shumë këngëtar të mirënjohur nga Shqipëria dhe Kosova ishte prezent në këtë manifestim edhe këngëtari i mirënjohur nga Kosova me zërin e tij dhe me çiftelinë e tij Islam Hasi ku vërtet ishte dhe krijoj ky njeri akoma ambient qe nuk do harrohet asnjëherë ., këngë e recitime kishte deri vone.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat