Shiten letrat që Napoleoni ia shkroi Jozefinës

Kultura

Shiten letrat që Napoleoni ia shkroi Jozefinës

Më: 5 prill 2019 Në ora: 14:45
Napoleon Bonaparte

Tri letra dashurie që Napoleon Bonaparte ia shkroi bashkëshortes së tij Jozefinë (Marie Josèphe Rose Tascher de La Pagerie) mes viteve 1796 dhe 1804 u shitën për 513.500 euro në një ankand në Paris.

“Asnjë letër nga ti, e dashura ime e adhurueshme; duhet të jesh e zënë me gjëra shumë të ëmbla përderisa ke harruar bashkëshortin tënd që në mes të çështjeve dhe lodhjeve më eksesive vetëm të mendon dhe të dëshiron (…) Jam i izoluar. Ti më ke harruar. Kanë kaluar tetë ditë që qëndroj mbi kalë. (…) Aspak netë, aspak pushim, aspak gjumë”, i shkruan Bonapart më 18 prill 1796, gjatë kampanjës italiane.

Në këtë ankand u shit për 48,100 euro edhe një makinë e rrallë e dekodimeve, Enigma, që u përdor nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat