Folk grupi amerikan do të përformojë sonte në Prishtinë

Kultura

Folk grupi amerikan do të përformojë sonte në Prishtinë

Më: 6 prill 2019 Në ora: 07:34
Kyle Dillingham & Horseshoe Road

Interpretuesit amerikanë të folk muzikës, “Kyle Dillingham & Horseshoe Road”, do të vizitojnë Kosovën në kuadër të një programi të mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë në partneritet me Zërat e Amerikës – Muzika Amerikane Jashtë Vendit.

Programi i këtij grupi nga Oklahoma prej 3 deri me 8 prill përfshin koncerte publike dhe punëtori për nxënës në tërë Kosovën.

Programi i koncerteve përfshin:

Ditën e shtunë në  Hollin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë nga ora 20:30 si dhe të hënën, me 8 prill në shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë nga ora 19:00 - 20:30, njofton ambasada amerikane në Kosovë përmes një komunikate për media.

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett, do të mbajë fjalim para koncertit në Gjakovë, dhe Kafu & Gipsy Groove do t’i paraprijnë interpretimit të grupit amerikan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat