Katundi me historinë më të ndritshme dhe më të errët në botë

Kultura

Katundi me historinë më të ndritshme dhe më të errët në botë

Nga: Enver Visoka Më: 6 prill 2019 Në ora: 16:36
Ilustrim

Katundi Himmelpforten/portat e qiellit, rrethi i Stade/vizitohet nga shumë turistë. Çdo vit në kohën e Krishtlindjeve mbi 50.000 fëmijë nga mbarë bota i dërgojnë kartolina postare babadimërit duke i shprehur dëshirat për dhurata. Ky katund është parë sa si simbol i komunikimet shekullor postar aq edhe si qiellor... Disa vite më parë, me gjetjet e reja arkeologjikë pa pritur u ngrit faqja e errët e katundit. Ngjarja e harruar u bë lajm. Aty ishin prerë kokat e dy të dashuruarave.

Nga njerëzit ishte marrë gjaku i tyre me kova dhe ishte pirë./Në atë kohë besohej se pirja e gjakut të njeriut të mbron nga vdekja e hershme, ndërsa sot arkeologët e kësaj lëmie thonë se ajo i ka mbrojtur nga shumë sëmundje e para së gjithash nga epilepsia./ Para se të ekzekutoheshin dëshira e fundit e Klausit ishte t´ipte Anes së dashur edhe një puthje.

Ekzekutimi kishte ndodhur më 24 Korrik 1835 nga një vendim i gjykatës së atëhershme me akuzë për vrasje të paramenduar të babait nga e bija dhe dashnori i saj. Vrasja ka ndodhur në kohën kur Klausi kthehet nga shërbimi ushtarak dhe e gjenë Anën në gjendje të shkatërruar. Anën babai i saj e kishte robëruar dhe shndërruar në grua te veten!

Gazetarët kur e pyetën kryetarin e bashkisë se mos kjo ngjarje e dëmton imazhin dhe turizmin e katundit. Ai u përgjigj: E vërteta nuk mund të fshihet nën tavolinë.

Sot njerëzit thonë se natën te guri përkujtimor shfaqen shpirtëra. Kryetari i bashkisë deklaron se nuk beson në shpirtëra por natën atje nuk do të shkoja dot...

Sot në agjendën e turizmit është futur edhe guri përkujtimor i gjetur nga arkeologët. Varri i Anës dhe i Klausit gjindet në një mal të thellë dhe tërheq shumë turistë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat