Nesër nënshkruhet kalendari kulturor Kosovë-Shqipëri

Kultura

Nesër nënshkruhet kalendari kulturor Kosovë-Shqipëri

Më: 8 prill 2019 Në ora: 18:56
Ilustrim

Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës do të nënshkruajnë nesër kalendarin e përbashkët kulturor mes dy vendeve.

Kalendari kulturor përmban organizimin e ekspozitave, koncerteve, festivaleve, shfaqjeve teatrale, shfaqjeve të filmave, konferenca të përbashkëta, shkëmbime eksperiencash e aktivitete të përbashkëta të trashëgimisë kulturor.

Ky kalendar vjen si rezultat i “Deklaratës së përbashkët për Bashkëpunim dhe Partneritet Strategjik ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”, nënshkruar në Prizren më 11 janar 2014.

Kalendari kulturor Shqipëri-Kosovë do të nënshkruhet nesër, në orën 11:40 në ambientet e Ministrisë së Kulturës, Salla “Tefta Tashko”, nga ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti dhe ministri i Kulturës së Kosovës, Kujtim Gashi.

Pas firmosjes së akteve, të dy ministrat do të dalin në një komunikim për mediat për të bërë prezantimin e aktiviteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat