Intervista

Kultura

Intervista

Nga: Fatmir Lohja Më: 10 prill 2019 Në ora: 07:59
Fatmir Lohja

Zoti Dyl u bë deputet. Gëzonte natyrshëm me familjen dhe miqtë e vet. Gazetarët i kërkonin intervista për ta përcjellë ndjenjat e tija në publik. Nga përmbajtja e emocioneve , deklaroi vetëm premtimet e fushatës elektorale. Do t’i pëlqente më shumë , që mandatin të mos e merrte nga lista, por duke u ndeshur ballë për ballë me kundërshtarët ideologjik.Këtë deshirë nuk e shprehu në publik.

Gazetarët u larguan në grup. Një biramel, kërkonte të bënte një intervistë, për të nxjerrë në dritë, se si zoti Dyl arriti të bëhet deputet. Meqë nuk shkëputej, me gjysëm zëri e ftoi për drekë. I premoti se kur të gjëndej me nge, do t’i tregonte se si arriti në këtë ditë. Mendoi se më këtë përgjigje e largoi me marifet. Qytetare ,e qytetarë të shumtë i afroheshin Dylit, për ta uruar për arritjen e madhe .Tre shokët i rrinin pranë . Ndiqnin çdo levizje me përqendrim maksimal.

Në drekën e rastësishme deputetit iu grumbulluan mbi njëzet veta.Të gëzuar e uronin njëri -tjetrin pjesmarrësit . Dyli i dha urdhër shokëve, ta degdisnin gazetarin, thjeshtë për mungesë kohe. Tre divat ,me komandë , i dolën përpara. Ia futën duart nën sqetull. Në hava e nxorrën nga salla pa i thënë asnjë fjalë. Në oborr e këshilluan që të ikte me të mirë,që mos t’u mbetej në duar rastësisht .

Birameli ngultë këmbë, se e ka ftuar vetë zoti Dyl. Trimat nuk terhiqeshin . Jep e merr nuk u morën vesh. Kur e pa se katallanët shtrënguan nofullat,birameli uli bishtin. U largua i bindur, se intervitën do ta bënte, kur ta gjente zotin Dyl të lirshëm. Shkuan muaj dhe intervista nuk u dha, sepse deputeti nuk ndodhej asnjëherë vetëm dhe kohën e kishte të zënë.

Dyli nuk e kuptonte, pse gazetari kërkonte të gërmonte në jetën e tij, dhe pse duhej të rrëfehej te ai? Kujtonte rrugën e bërë për të ardhur deri në atë ditë. Me Danin, Cinin dhe Zefin punonin në forcat speciale. Binin në sy për aftësitë e profesionale dhe njerëzore. Kudo gjendeshin tok dhe me humor. Pas zgjedhjeve parlamentare, ndërroi krahu i pushtetit.Të porsa ardhurit i nxorrën në lirim.U dhanë një motivacion absurd:” Nuk punojmë me ata, që i sherbyen kundërshtarëve tanë politik.”

Kur mbeten pa punë, halli i njëjtë i lidhi edhe më shumë. E vrisnin mendjen tek e tek,edhe tok, për të dalë nga ajo gjendje e vështirë. Nuk mund të nxirrej në publik, zgjedhja e kryetarit të grupit. Si profesionistë të forcës, edhe kryetarin e vendosen ta zgjidhnin mbi këto aftësi. Në një ditë të bukur pranvere shkuan në breg të detit. U zhveshen katër trimat. Me short Dylit i ra të ndeshej me Zefin, ndërsa Danit me Cinin. I filluan përleshjet si në stërvitje. Egoja për fitore i rrëmbeu. Në raundin e parë dolën fitues Dyli me Danin. Përpara se të kacafyteshin për të zënë vendin e parë,i lanë ,edhe i shplanë shokët .Me pas i rehatuan në atutoveturë. Ishte ideja e Dylit për këtë praktikë. Fituesi e kishte të pamundur të rehatonte tre shokët përnjeherësh,ndërsa njërin e rregullonte me lehtësi.

U përleshën Dyli me Danin.Të dy të fuqishëm si diva.Te trajnuar në akdemi të ndryshme. Shumë vonë Dyli siguroi fitorën. Nuk e pranonte Dani humbjen, sepse e akuzonte shokun se ka bërë hile , duke i futur stërkëmbësin. Meqë nuk kishte albitër, u kacafytën përsëri. Vetëm herën e tretë, kur Dyli ia zhyti Danit kokën në rërë, dhe ai nuk kishte asnjë mundësi të levizte,u pranua fitoria e tij. Me gëzimin e fitores, me dashamirësi e lau e shplau të parin shokun dhe më pas veten. Kur shokët erdhen bukurmirë, i çoi në lokal për të ngrënë drekën, me shpenzimet e veta, sepse kështu e kishin lënë,përpara se të fillonin betejat fizike.

Në tavolin u vendos, se në këtë mënyrë do të zgjidhej kryetari i grupit çdo dy vite ,dhe urdhërat e tij do t’i zbatonin me disiplinë ushtarake.Për nevoja imediate, u punësuan në kompani te ndryshme private, për sigurinë e objekteve. Shumë shpejt liçensuan kompaninë e tyre për ruajtje të objeketve dhe vlerave monetare. Me këto veprime i hoqën përkohësisht shqetësimet për rritjen e fëmijëve.

U mobilizuan për t’u bërë dikushi. Nuk lanë objekt shtetërore pa marrë në ruajtje. Nga profesionalizmi, nuk levizte miza në objektet e ruajtur nga ata. Kryetarin e zgjodhen tre herë me metodën bazë. Ishte Dani që propozoi ,për t’u mos u bërë më zgjedhje ,se nuk ia levediste të rriheshin njëherë në dy vite në, mes tyre. Fuqitë i rezervuan për rivalet e besdishëm. Edhe mosha, edhe mungesa sistematike e stërvitjes, e bënë punën e tyre.

Kur e vunë situatën financiare nën kontroll, vendosën të angazhohen në politikë. E shpallën haptas politikisht , se janë kundër atyre që i pushuan nga puna. Si metodë bazë, për arritjen e qëllimëve, vendosën parimin:”Kush nuk bindet, edukohet me profesionalizmin e tyre.”Për herë të parë në politikë u shfaqen në fushatën elektorale për pushtetin lokal. Me lehtësi e nxorrën Danin fitues për kryetar bashkije. Pas dy vitesh erdhi dita që Dyli u bë deputet.

“ Shkurt kjo është historia e jonë.Çfarë t’i tregoj atij dreq gazetari,që nuk më ndahet? Më duket i mitur, që ta zhdëpim në dru. Nuk më gjen gjë t’i dëgjoj pyetjet e tija. Më pas shohim e bëjmë!”

Një ditë, me hënë të mirë, Dyli e priti gazetarin në zyrë. Sekretaria i la vetëm, pasi i sajdisi sipas dëshirave.

Nuk pranoj të shkruash gjëra tjera, përveç atyre që them unë!- ,- iu drejtua Dyli me autoritet, si te forcat speciale, për të mos e lënë, të afrohej asnjë intimitet.- Për fantazinë tënde publicistike, që cënon figurën time, duhet ta llogarisësh mirë për t’i dalë zot vetes.

Nuk u kërkoj ndonjë gjë të madhe. Dua të më rrëfeni jetën tuaj!- e nisi gazetari me pak ndroje.

O marrok !Jemi në zyrën e deputetit dhe jo në kishë,-.- Kur të shkruaj jetëshkrimin tim, do ta jap një kopje të librit.

Kur do ta kemë kënaqësinë ta kem në dorë?

Kur të qethen viçat me makinë rroje.

Kërkoj seriozitet në punën time.

Mos u hap si vaji në lakra , kur bën pyetje.Tridhjetë minuta kohë ke në dispozicion .Më pas më duhet të shkoj pranë elektoratit halleshumë.

Ju keni bërë një betim,se nuk do të merreni me politikë,- e gjuajti gazatari.

E kam bërë me zemër në dorë.Ishte politika që ma kërkoi, për të ruajtur vendin e punës, që e respektoja shumë.

Si ndjeheni, që nuk e mbajtët besën e shqiptarit?

Mos i ngatërro dy termat bashkë!- e urdhëroi Dyli me nervozizëm.-Për besën nuk betohem ,se ajo është brënda meje për miqtë e mirë. Betimi qe politik. Politika më qiti në rrugë të madhe. Kujt duhej t’i mbaja betimin ,pas faktit të kryer?

Nuk të kuptoj.

Nuk ke çfarë të kuptosh, kur fut hundët në jetën e tjerit, dhe më vjen krejtësish i pa përgatitur për të bërë intervistën,- foli me ton Dyli.-Nuk ke pse futesh në rreziqe të kota, kur nuk e di ku do të arrish? Fjalën, përpara se ta dërgosh në majën e gjuhës,mendoje më përpara. Edhe në parlament u betuam,me zemër në dorë, se do të punojmë me përkushtim për elektoratin. Si e kupton ti lëshimin e mandatit nga disa mjeranë?

Politika dihet se është kurvë, - u zgërdhi gazetari,se iu duk se gjeti një përgjigje të bukur.- Ndërsa ju jeni me profesion ushtarak dhe betimin e keni për detyrë për ta mbajtur.

Jam qytetar i republikës si ti, edhe yt atë. Profesionin që doja, ma hoqën me urdhër nga lart. Pra nuk jam më ushtarak. Më shqip se kaq,çfarë kërkon nga unë?

Nuk i pëlqente ngathtësia e rinushit. Në moshën e tij nuk zinte vend një sekondë . Instiktet e tija reaguese, ku e ku me gazetarin!?” Ky çyryk,nuk bën as për polic,e jo për forcat speciale. Si i shkon ndërmend të bëjë publicistikë investiguese me mua!? Trupi im vetvetiu mobilizohet përballë kundërshtarit. Plogështinë e tij, mos ta ngatërroj me energjitë e mia.E kam të lehtë ta asgjesoj, por po e provoj në fillim me humor.”

Dy nëpunës të thjeshtë po bashkëbisedonin për hallet e ditës,- e nisi Dyli duke qeshur.- Ç’ka kishe me ba ti,me pasë rrogën e deputetit? – pyeti shokun.- Nuk e di. Kisha dashë me ditë ç’ka kishte me ba deputeti, po të kishte rrogën time!?

Nuk e marr vesh konteksin.

I kam provuar të dy pagat. Janë shumë larg nga njëra-tjetra. Më ke treguar vetë, se je ende i pa siguruar në punë. Kjo është arsyeja që nuk e kupton anektodën, që të thashë. Për të çarë në jetë,mos e lidh jetën me tjetër kënd, se nuk nxjerr gjë në dritë!

Pse edhe ju shani si politikanët?

Kjo është pyetje me përgjigje brënda. Sharja është trendi i politikës aktuale. Bën hajër ai që shan e stërshan, kush i del përpara. Jam futur në brazdën e politikes, me deshirën time, se nuk kisha zgjidhje tjetë për të rritur fëmijët. Pra jam politikan kariere.Shaj për të dalë ne krye, e mjerë ai që më shan mua!

Ta zëmë për një moment, se do të ktheheshe në punë,do të merreshit me politikë?

Përsëri pyetje e pazgjuar. Eshtë krejtësisht i pamundur, rikthimi im te vendi i punës. U bë krim që më zhveshën në moshën më të mirë. Me paratë e taksapaguesve u trajnuam si brënda , edhe jashtë. Edhe Zidani ka ende deshirë të luaj. Pse nuk ka më forcën fizike rri në stol si trajner.

Përveç politikës,a keni ndonjë hobi tjetër!

Tani , për tani jo , se ende nuk ia kam marrë dorën plotësisht politikës.

Ende nuk e kam shkruar një fjali për intervisten.

Se çfarë zhgarravit ti në letër , është puna e jote. Nëse ke pak mend ,nuk merresh me mua. Sado këshilla të vleshme të jap unë ,e mira është të mos më afrohesh me keqdashje.J am shumë i trajnuar, për mbajtjen e sekreteve. Do të ishte jo profesionale për mua,të jepja sado pak informacion, për të ndezur shkëndijzat tuaja publicistike.A më kupton tani?

Po më kërcenon?

Aspak.Po të këshilloj, që të jeshë më gjakftohtë. Nëse shkruan mirë, edhe ne të ndihmojmë.Të durova, se të respektova rininë. Profesioni ynë nuk i pranon shamatat, grindjet, poterët, fyerjet.Qetësinë po e ruaj, se e kam çdo gjë nënkontroll.

Ju nuk jeni me moralin e shoqërisë?

Veset ,që mohova më sipër, nuk janë të moralshme as për shoqërinë. Koha mbaroi!- dhe zoti Dyl pa orën e dorës.- Si vendose?

Do t’i rri zjarrit larg.

Punë më me mend nuk ka, - dhe Dyli i zgjati dorën gazetarit me qetësi , edhe dashuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat