Disa politikanë

Kultura

Disa politikanë

Nga: Zymer Mehani Më: 10 prill 2019 Në ora: 19:56
Zymer Mehani

Ca me "fakultete"

Shkollë të mesme fare

E shkolla fillore

S'u bën asnjë pare

 

Pse s'dinë të lexojnë

E s'dinë as të shkruajnë

Fare s'e çajnë kokën

Dhe aspak nuk vuajnë

 

Dija s'u bën punë

Por veç dalloveret

Ata s'thonë "Rroftë shkolla",

Por "Rrofshin tenderet"

 

Me gjoks e bërryla

Shtetin e çojnë para

Se janë t'jashtëzakonshën

S'i gjen as n'Përralla

 

Baballarë të kombit

Pinjollë të k'tij vendit

Punojnë "sipas ligjit"

Veprojnë "sipas rendit"

 

Buxhetin e shtetit

E kanë si të babës

Kur t'duan e çnukin

Edhe n'mes të natës

 

Fëmijët e tyre

Nuk janë si shumë tjerë

Ku t'dojnë "i shkollojnë"

I punësojnë shumë here

 

Pa politikanët

Populli shkon posht

K'ta janë "shpëtimtarët"

Merr vesh "o kodosh"

 

I duan veç lëvdatat

Nuk e donjë kritikën

Atë që mendojnë natën

E realizojnë ditën

 

Marrin me dy duar

Në çdo hap që çesin

Dje veç me një euro

E sot milion xhepin

 

N'qejf i kanë tenderet

Ua dinë rëndësinë

Nuk mendojnë për shtet

por veç për shtëpinë

 

Veç për vete janë

Për t'afërmit e vet

Deri n'bërryl i futin

Duart në buxhet

 

Se ua ka lënë baba

Ua la xhaxhai

Si mjerë që i ka

Popull fukarai

 

N' daç n' Televizon

N' Termoelektranë

N' Bibl'otekë Kombëtare

N' Postë e Telekom

 

N'daç në Aeroport

N' spitale e ente

Njerz't e vet i kanë

"Me dy fakultete"

 

Kështu na çojnë para

Se janë shumë të zot'

As gjumë s'bëjnë rehat

Ata nuk rrinë kot

 

Kur nuk kanë para

N' pazar çesin tokën

E shesin shumë lirë

E "rrudhin" Kosovën

 

Malit t' Zi ia shitën

Nja nëntë mijë hektarë

Janë bërë pareli

Janë bërë pashallarë

 

N' Bashkim Evropian

S' dojnë t' na çojnë dhe pikë

Këtë Kosovë të shkretë

Do ta çojnë n'Afrikë!.....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat