Populli im

Kultura

Populli im

Nga: Agim Desku Më: 11 prill 2019 Në ora: 21:41
Agim Desku

I shejtë më je populli m

Sa gjuha e secilit varg

Kur e krjoj për ty.

I shtrejtë

Aq sa të tëra legjendat

Sebashku.

Më ty dhe për ty

Në gëzime dhe hidhërime

Zgjohëm më të vetmën fjalë

Shqiptar dhe Shqipëri të qofsha fal.

Ngado që shkoj

Lotin tënd e mbaj në gji

Mallkoj djajë e demonë

Ata që më ndajnë nga ti.

I bekuari populli im

Të dua më shumë se Zotin tim.

Për besën që më fale dhe krenarinë

Për luftëtarët çdo herë të gatshëm

Për ta mbrojtur Shqipërinë.

Të dua për çdo shqiptar

Në gjunjë kur të përulet

Për shpatën e Gjergjit

Që u bë hymni im.

Sot më shumë se kurrë

Më duhesh populli im

Të dytë të dimë

Cilin e kemi mik

E cilin armik.

KUFIRI I DHEMBJES

Për ty trëndafil u fjalosa më secilin

Deri në ëndrra shkova

Të di ku është kufiri i dhembjes.

Fjalën e shejtë e shndërrova në gjeth pranvere.

Kur mbrëmjet më vijnë pa fytyrën e Mona Lizës

E vetmja shoqëri më je ti trëndafil i lirisë.

Deri ku ta kërkoj kufirin e dhembjes

Isha ndalur tek Molla e Kuqe

Nëse ajo ka mbetur peng e dashurisë se Adamit.

Përse po vdesin luftëtarët e atdheut

Kush i fal betejat plotë fitore tē shtrejta

Cilat plagë më duhet t'i marr më vete

Nëse mund t'i shëroj në ndonjë dhe të huaj.

Ah,s'paska fund kufiri i dhembjes

Qenka nepër secilën faculetë loti

Kur e bukura e luftëtarit pret rikthimin e tij

nga betejat për jetë a vdekje.

CILI ËSHTË ZOTI IM

Nuk e di përse njeriu e deshti Zotin tim

më shumë se unë

Nga frika që jetën ia mban pengë

Apo dëshira të bëhet Zoti vetë.

Nëse vdes luftëtari im në tokën e robënueme

Ka për tˊu denue Zoti më stuhitë e detit

Bajlozët nuk kanë mëshirë këta fytyrë djajësh

Të vrasin edhe jetën e lumtur të mikes sime.

E kam qujtur fajtore jetën time

Përse kurrë nuk u fjalosa më ëndrrat e saj

Edhe pse njëherë në jetë vijnë ëndrrat e lirisë

Për të cilat i falëm luftëtarëve të atdheut.

Dje nuk e kam ditur nëse Zoti im jeton në tokën time të ndarë

Më plagët e secilës u mora tërë një jetë njeriu.

Nesër valĺë a do ta gjej më parë Zotin tim apo atdheun e bashkuar.

Kurrë ndarjet mos i takofsha në asnjërën ëndërr.

E BUKURA E DHEUT

Ishte e Bukura e dheut dhe e detit

Kur e qava me lot luftëtarësh

Koha ime e zënë peng nga vrasësit e fjalës ishte fajtore

pse shaminë e saj e grisën bajlozët e detit.

Nuk kisha kohë të dashuroj përballë

Plagëve titanikiane.

Shekujt mˊi derguan përandorët të m'a shuajnë emrin nga faqja e dheut

Përse e lidha fatin tim me legjendën e Rozafatit.

Pranova të dehem vetëm t'i di rrënjët e mia në cìlën faqe brezash i kam

Në jetën pas vdekjesh nëse do të takohemi me fytyra atdhetarësh.

Kjo është jeta ime e lidhur më të bukurën e tokës dhe detit

Që s'ka fuqi më ta ndaj nga flaka e diellit.

Pa frikë tani eci se do të vie veç një ditë

Kur atdheun do ta bashkojnë më dashuri zemre e lotësh

secili luftëtar i betejave të lirisë.

Më gotën për dollinë e se bukurës s'ka gjë pse dehem

Edhe ashtu koha më rebeloj pse ende kaloj mes për mes fytyrava tradhtarësh.

Im Zot çdo gjë fal për jetë të jetëve

Vetëm këtyre fytyrave kurrë mos ju shto rritën.

MOS VDIS EDHE NËSE TË VDISET

-Çlirimtares z.Fitnete Ramosaj

Mos vdis edhe këtë pranverë luftëtare për fjalën, liri

M´i kë shërue plagët që pa fajin tim ia mora në pakthim ferrit

Jetën e ndava me nga një copë tokë ty ,atdheut dhe Zotit.

Dashuri kurrë nuk gëzova sikur yjet kur ndaluan stuhitë e shiut

Tani çfarë t῾i them jetës,më ke të flas në gjuhën e zanave.

Kam zënë pllumbat në largim ,i mbaja dhe ju fala lutjet e jetës

Të takohen me dallëndyshet e Mjedes diku në dhera të huja

Eh,pse na dehen lotët e dhembjeve më shumë së verërat qndravjeqare.

Ke ta takoj këtë të diele që lutjet m῾u thanë nga errësira që s῾kthehen më në dritë

Në uratë perëndish e shndërrova sëcilën fjalë sa herë e shkruaj në varg

Me jetën time nuk merrem unë,atë ma morën gjuhët kur më flisnin perënditë.

Nuk i them më jetës jetë nëse fjala e poetit mallkon tokë e qiell

Më kanë thënë së vetëm poetët dhe luftëtarët flasin me perendit ditë e natë

Rri me mua dhe fal shërimin e dhembjeve edhe atëherë kur plagët s῾kanë jetë.

Këtë pranverë jeto më shumë së dymijë vite kur erdhe para Krishti

Mos vdis edhe nëse të vdiset pranverës ,unë të fal njëmijë jetë nga jeta ime.

Lavdi jetës dhe vepres për çlirimin e atdheut z.Fitnete!

NËSE PRAPË FJALA HESHTË

Pesë shekuj

Ç'u zura me fjalën

Heshti ajo

Heshta unë.

Kurrë nuk u bëmë donzhuanë

Për atdheun

Si për dashurinë.

E di se nuk jetohet pa dashuri

Ka pesë shekuj s'kisha kujt t'i fal buzëqeshjen

Puthja më mbeti relikt në muzeun e heshtjes.

Koha ime nuk i ngjante atdheut të lirë.

Jetoja në mesin e demonëve

Vetëm fytyra tradhtarësh lulëzonin tokës sime

Më shumë se sa trëndafila .

Sa mëkat për njeriun e fjalës

Si të flet a si të heshtë.

Një herë për një herë fjala më heshti në fyt

S'kam si t'ia le kujtim asnjerit

Askush nuk mirret me fjalën e dhënë.

Nëse prapë njeri nga ne heshtim

Ujë fle,

Por armiku do të ecën nepër lumënjtë

Që kurrë s'heshtin.

Deti na pret i gjallë

Me kujtimet e hidhura titanikiane.

MË Ç'GJUHË MË FLET

Sonte vetëm një fuqi perëndish

Mē ndan nga flaka e ferrit

Nëse në shpirt ende ke frymë urrejtjesh.

Të pafuqishem janë edhe lumënjtë

t'i ndalojnë ecjet për në det

Ndoshta ka të drejt toka kur na mallkon.

U përzimë me demonë e me lloj fytyrash

Më nuk dihet cili është përandor a cili njeri.

Vitet m'i shkurtojnë dhe bëhem më i vogël se fëmijë

Kur dëgjoj orë e çast fjalët plot mallkim.

Më mirë të ulëm rreth sofrës se tokës

Të ngritim dolli me njërën nga gjuhët e hyjnive

Ah,më fol më gjuhën e zemrës

Me atë gjuhë perëndie.

MALLKIM

- 20 familjarë të vrarë ,pastaj të djegur nga paramilitarët serbë në vitin 1990 në Gjakovë

Sonte sa e rëndë është toka

T´i mban mbi supe perandorët

Dhe demonët që u bën vrasës ëndrrash.

A lidhën engjëjt këmbë e duar

Kur flaka e urrejtjes m´i dogji dëshirat

Nuk më deshen të krijoj fjalën time të lirë

Sikur zbrisja nga stuhitë e acarta.

Pesë shekuj kaluam nëpër udhëkryqet e Evropës

U rritëm dhembjeve për një Shqipëri të bashkuar

Plagët i ndamë sebashku me tokën e shejt të shqipeve

A vritën bre zanat e malit dhe engjëjt e dritës se diellit.

Sonte fatin tim e bashkova me fjalën e dhën për tokën

Edhe me sy të vërbër plagët m´i ruajnë heronjtë e Kosharës

MOS HARRO FJALËN

Në hero njeri nga ne duhet shpallur

Ti kur zbrite e veshur me kostumet e hyjnive

Unë që përjetova ferrin e Dantes pesë shekuj me radhë.

Ndoshta vetëm diellit i takon kurora mbretërore

Kur nga ferri e nxjerri lirinë e ëndrrës sime.

Çfarë mund t'i them brezave të mi

Pa e takue serish Homerin

Të flasim per Itakën,Iliadën dhe Odiseon.

Në fisin tim pellazg takohemi jo fort larg

Çudi si nuk kanë guxim hajdutët të më zhdukin nga faqja e dheut.

Ishte fjala e para kur Adamit ia falëm fjalën

Dhe bota ngriti një gotë nga gota e dashurive pellazge.

EC PARA DIELLIT

Ec ashti im para Diellit

Edhe kështu je i gjallë

Për jetën time dhe të tokës.

Vdekjet e betejave nuk të munden

As kur ishe banor i përhershëm i ferrit

E di edhe Homeri përse u djeg ashti im

Kur nuk guxoja të flas të vërtetën.

Ec ashti im edhe para rebelimeve të detit

Nuk të djeg flaka e Diellit

Nëse është liri edhe për shqipet.

Dje isha dëshmitar i ferrit

Kur vdekjet më numëroheshin çdoditë

Çastet e jetës ishin vetëm ëndrrat e mia

Nga Dielli prisja të më djeg ose ngroh.

NJË JETË IA FALA FJALËS

Një jetë ferri e kalova deri këtu

Nuk e di cila është më e mirë

Jeta a vdekja për fjalën.

Kur yjet zbritën në tokë

Ishte fati i im t´i takoj vargut të jetës.

Mësova të fal dritë nga drita e tyre

Ëndrrova ëndrrat nga ëndrrat që s´kthehen më

Dashurova nga dashuritë e luftëtarëve

Kur nga mbretëreshat e zemrës zgjodhën atdheun.

E di ikjen e fjalës nga toka

Janë fytyrat e korbave që flasin më fjalën

Oborrëtarët e perandorëve ende jetojnë të lirë

Flasin më gjuhën e demonëve që bota nuk i njeh.

Sot nuk di cilën fjalë ta zgjedh për t'u bërë hero

Mëkatët e djajëve mua më thonë se më takojnë

Pse nuk u bëra kurrë një Donzhuan i marrë

Ah,bota i përkët këtij lloj njerëzimi të krisur.

FUNDI I PRITJES

Eci hapave të diellit

Nuk i shihet fundi pritjes

Askund dritë as pishë

Mbrëmjet kanë përqafue vetminë.

Rruga ime i ngjanë Homerit

Vetë vijnë vargjet kur kam dritë nga feneri i tij

Nëse jam bir pellazgu

Këtë e di nga emri im Agim.

Deri dje udhëkryqet i kemi nda sebashku

Sa herë u këputën gjethet e trëndafilave

Më lot u ndamë nga valët e detit të krsur

Rrugëve tona më nuk ju dihet adresa.

Askush nuk kalon më udhëve të ferrit

Njeriu i vetëm mbeta që i besova fjalës.

E mendova të shejtë si vetë gjuha e perëndive

I erdhi fundi i pritjes, po zbresim shkallëve të Titanikut.

Nëse serish bashkohen udhëkryqet tona

Dyluftimin me Bajlozët e dua pa asnjë çmim

I ruaj traditat e Gjergj Elez Alisë.

E di kjo tokë po vritet pak nga pak

E kuptova kur e kërkova fjalën

gjithandej lartësive të Olimpit.

PORTA E DIELLIT

-26 Mars 1999 Rogovë e Hasit-

Unë pa i gjetë bijtë e mi

e dua të dehur këtë liri.

Bir hape portën e diellit

Dua të ngriti një gotë verë

Të dehem edhe kështu e krisur jam

Si nuk di liria se në cilën masakër mbeta.

Diell nëse edhe ti më le të vetme

Ku të gjej ngrohjen e lirisë

Edhe pas njëzet vite vdekjesh

Unë masakra e Rugovës,Reçakut,Izbicës.

Prapë e vetme mbeta pa katër bijtë e mi

Luftëtarët që ju falën lirisë

U vramë për dashuritë e zemrës

Pse nuk deshëm ta koritim shpatën e Gjergjit.

Hej liri ndezma pak pishë migjeniane

T´i shoh hartat e udhëve që ecin bijtë e mi

Janë ngritur yjeve mbi Ozon e Olimp

Ka njëzet vite më demonë në luftë janë.

Bir hape portën e zemrës

Dashuri kërko nga toka që mbeti e gjallë

Nuk mbeti e vëjë siq e thonë oborrtarët

Më zgjo nga ëndrrat që s´kanë shpëtim.

Liri u lindem dhe u rritëm bashkë me ty

Dolëm nga ferri veç më njërin sy

Tani si të ecim të vërbuar a të lirë

Unë pa i gjetë bijtë e dua të dehur këtë liri.

UNITETI

-Rikujtim tek Verrat e Llukës,1990

Pesqind mijë vetë merrnin frymë

Pesë shekuj u mblodhën bashkë

Motrat falnin gjakun e të vetmit vëlla

Pranë lotëve të syve kjo ngjarje më ndodhi.

Atë ditë Verrat e Llukës kishin festë

Dora e pajtimit pas asaj të Lezhës u shtri

Vëllai vëllain përqafoj me ç'dashuri

Dhe vdekjet ikën në botën e Bajlozëve.

Ëndrrat më rikthejnë kur gishtat ngritëshin në V

Prapë lindem më jetën

dhe kënga e Verrave të Llukës u bë hymn

e kushtrim.

Sot sa e dua ta sho të shtrirë dorën,

që nga mëngjesi deri mbrëmjeve vonë

Të përqafojmë çdo pëllëmbë tokë deri në Valbonë.

Ah, ti Shqipëri përse më rri kaq larg

karshi

Më shiko në ballë e drejt në sy

Fjala më e bukur dhe loti më rrjedh vetëm për ty.

Shtrije dorën vëlla

dhe kujto shtatë thuprat e Gjergjit

Rikthehu nga Lezha

në Lidhjen e Prizrenit.

Rri më kujtimet e Vlorës

Shotës dhe Azemit.

Se sot o kurrë është koha

për kush është burrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat