E akuzuan për sjellje të pahijshme, aktori australian fiton gjyqin dhe një shpërblim të majmë - Bota Sot
E akuzuan për sjellje të pahijshme, aktori australian fiton gjyqin dhe një shpërblim të majmë

Kultura

E akuzuan për sjellje të pahijshme, aktori australian fiton gjyqin dhe një shpërblim të majmë

Më: 11 prill 2019 Në ora: 21:54
Geoffrey Rush

Në kohën kur jehona e lëvizjes #MeToo vazhdon në mbarë botën, aktori i famshëm australian, Geoffrey Rush fitoi gjyqin për shpifje kundër një gazete të Sidneit, e cila e akuzonte për sjellje të pahijshme ndaj një kolegeje.

Gjykatësi Michael Wigney u shpreh se nuk e kishin bindur incidentet e detajuara nga “The Daily Telegraph”, e të publikuara nga “Nationwide News”.

Ankesat e aktores Eryn Norvill, sipas tij nuk provoheshin me fakte të qarta, ndërsa e gjithë situata i dukej shumë e fryrë dhe e zbukuruar.

67-vjeçarit Rush i takon tani, sipas gjykatësit, një shumë prej 850 mijë dollarësh australianë, ndërsa për kompensimin e plotë do të diskutohet në një datë më të vonë.

Dëmshpërblimi që ai kishte kërkuar fillimisht mbërrinte në 25 milionë dollarë australianë. Aktori i njohur nga “Hollywood”-i është shprehur më herët se raportet e gazetës ia kishin dëmtuar karrierën në mënyrë të pakthyeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...