Heshtni ujku ende troket pas dere

Kultura

Heshtni ujku ende troket pas dere

Nga: Kalosh Çeliku Më: 12 prill 2019 Në ora: 09:20
Kalosh Çeliku

(Ehu, Dëllinjat e mia te “Parku i Grave”)

Ehu, Dëllinjave mia te “Parku i Grave”

Unë, u fsheha kaçak: nën gërmusha.

Netëve të Dimrit. Edhe, Ditëve Verës

E kalonimin Natën. E prisnim Ditën:

Qafëpërqafe me Cuca. E Djemnusha.

Sot, jeni rritur. Jeni bërë koxha pisha

Në Shkup. “Parku i Grave”. Mes luleve.

 

Ehu, Dëllinjat e mia, te “Parku i Grave”

Sot, jeni rritur pisha. Unë, plak me mjekër.

Lakmi, ua kam Gjelbërimin. Përmendoret

Përederisa, Vetes:  Thinjat e BabaShehut!

 

Dëllinjat e mia - pisha te “Parku i Grave”

Ende gjallë?! Përballë, sëpateve politike…

(Miku im Poet “Mic Sokoli” e rroku topin për fyti)

Një ditë rrinim dhe pinim bashkë

Unë, një gjuhtar. Dhe, Miku Poet.

Edhe, bisedonim për rakinë e rrushit

Sesi: Unë, përpak desh vrava Veten

Natën. Dyluftim me Rrugaçen Poezi.

 

Miku gjuhtar më propozoi, atë ditë

Kalo, në prozë! Dhe, ikë nga Poezia!

E di, i përgjigjem Unë: Dua të ikë

Po, Ajo këmbeduar lidhë. Nuk ikë.

 

Miku im Poet,  “trim”, e Mic Sokol

Pasi, i piu tri-katër gota raki rrushi.

Nisi, edhe të lëvdohet si pijetar, se:

Është trim. I fortë. Nuk e zen dot rakia.

Unë, i them: “armiku” i Omar Khajamit

O burra, nuk ka besë. Aqmëpak trimëri!

 

“Trimi” rakisë, hyri në semaforë të kuq

I bërtita, Unë. me zë! Kalimtarët e rastit:

“Mico”, ndalë! Topi turkut, në “istikam”!

 

Përpak, e shkeli me makinë Dudumi

Sotekësaj dite me ” Din E Iman”…

(Heshtni Ujku ende troket pas dere)

Historikisht, Populli shqiptar humbjet

Kurrë, nuk i ka festuar si “fitore”!

E, as u ka kënduar këngë me çifteli

Armikun, s’e ka vra me këngë e valle

As , libra të dudumëve të Nënës Parti.

 

Përçudi?! Sot, erdhi koha Nëna Parti

Veten ta mbajë gjallë në jetë. Pushtet:

Popullit serb, nuk ia mori nacionalizmin

Patriotizmin. Po, festimin e humbjeve?!

 

Fushëbeteja, të humbjeve si “fitore”

Gurthemeleve përkujtimore. Varreve.

Përmendoreve me çifteli. Dhe, pizi

Dreka e darka mes varreve heronjëve.

 

Imzot! Mos, me këto ngjarje tragjike

E trembin popullin shqiptar?! Heshtni!

Ujku, ende troket pas dere! Dalldisje

Ditën e Nesërme: Të cofin për pushtet.

 

Lavdi “heronjëve” Xhadisë. “Xhehnet”!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat