Funerali...

Kultura

Funerali...

Nga: Sevdail Hyseni Më: 13 prill 2019 Në ora: 09:16
Ilustrim

Funeral i një zyrtari,

Që nuk vdes për së mbari!

 

Nuk mendon të shkoj në varr,

Pa karrigen krejt n’ astar.

 

Shpërthen shpesh si tërmet,

Prej se ngeli pa pushtet.

 

S’ndjehet mirë në opozitë,

Ky zyrtar me shumë “meritë”!

 

Çfarë meritash me t’vërtetë,

Nuk i pati kurrë në jetë!

 

Aq më pak në këtë moshë,

Me logjikën e bërë shoshë!

 

Le të mësoj ky soj Tugjari,

Ku është qari është zarari!

 

N’politikë nuk thuhet shpesh,

Kush lazdrohet shkon për lesh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat