E trishtë: Komediani i njohur ndërron jetë në skenë!

Kultura

E trishtë: Komediani i njohur ndërron jetë në skenë!

Më: 13 prill 2019 Në ora: 14:04
Ian Cognito

Publiku mendoi se ishte pjesë e skenarit, kur komediani i njohur Ian Cognito teksa po bënte një stand up në skenë në një qytet të vogël në Angli, papritur u shtri në tokë dhe vendosi duart në kokë.

Të pranishmit filluan të shqetësoheshin kur kaluan disa minuta, dhe ai ende nuk po çohej në këmbë, atëherë ata lajmëruan ambulancën, por komediani kishte ndërruar jetë si pasojë e infarktit.

Ryan Mold miku dhe kolegu i tij i cili ishte duke ndjekur nga afër performancën tregoi për mediat se askush nuk e kuptoi sekondat e para se Cognito po ndihej me të vërtetë keq, pasi të gjithë menduan se ai po aktrone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat