Si ta ekuilibrojmë jetën!

Kultura

Si ta ekuilibrojmë jetën!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 14 prill 2019 Në ora: 15:59
Ismail Muqiqi

Njeriu si qenie më e përsosur është i atakuar nga rrjedhat e jetës dhe fenomenet që ndodhin rreth ti. Jeta sjellë krojata të pa parashikuara të cilat e atakojnë qendresën vërtikale dhe ekujlibrin mendor, fizik dhe shpirtëror të ti. Në këtë kohë që po jetojmë, janë shkelur dhe po shkelen vlerat njerëzore, dhe gjithqka është shëndrruar dhe është matrializuara në para. Është vështirë që individi, intelektuali i mirëfillët ti mbijetojë këtyre katrahurave të pa dinitetshme. Popullin shqiptar,që nga ekzistenca e ti e kanë mbajtur dhe afirmuar vlerat gjenerale siç janë: besa, bukëdhënia,humanizmi dhe morali, të cilat kanë mbijetuar me shekuj si arma më e qmushme për të ecur përpara duke i sfiduar të gjitha barierat dhe pengesat që i dolën përpara.

Si të tjekalohen këto barriera?

-Është shqetësuse kur që nga mëngjesi e deri në mbrëmje për çdo ditë bombardohemi nga lajmet dhe kronikat e zeza.

Këto dukuri njeriun normal e atakojnë në shpirt dhe e godasin me energji negative.

Korrupsioni, krimi i organizuar, nepotizmi, familjarizmi, degradimi i arsimit, i shëndetësis i kulturës, janë vetëm disa nga problemet që e goditën shoqërin kosovare. Shkatrrimi i aseteve ekonomike, kontribut i gjeneratave të mëhershme, përmes privatizimit të zhvatur, pasurimi i paligjshëm i individëve, klaneve që në emër të pseudo patriotizmit u pasuaruan dhe tani nuk din me sa prona posedojnë. Ç’ka pritet prej këtyre që flasin në emër të shtetit të cilin e kanë katandisur deri në atë shkall , ku të rinjët tanë po ikun nga ky vend duke hequr dorë edhe nga nënshtetësia e Kosovës.

-Para ca ditësh në një tryez i bëra një pytje Ambasadorit të Shqipëris Zotrit Mingjozi, e pyeta: “Si i kemi punët ne shqiptarët?, Ja si mu përgjigj: “Nuk bëjnë more punët as tek ne në Shqipëri as tek ju në Kosovë”. Të gjitha këto që i thamë më lartë, duhet shtuar edhe propaganden serbo-ruse kundër Pavarsisë së Kosovës. Serbia përmes propagandës përfide po e shëndrron xhelatin në viktimë (vetëveten),përdit e më shumë po e sfidon shtetësin e Kosovës, qoftë nga brenda qoftë nga jashtë . Skena politike e Kosovës dhe e Shqipëris, e përqarë me plotë urrejtje dhe hasmëri, po bënë luftë të pa skrubullt mes vetit për interesat e veta partiake, karieriste, politike dhe matriale duke bërë sehir me popullin e varfur i cili ka mbetur në “geto” pa të drejtën e lëvizjes së lirë. Këto janë dukurit të cilat për çdo ditë e më shumë po e godasin ekujlibrin , shpirtin dhe mendjen e njerzëve të këti vendi.

Shpresa vdes e fundit, por gjeneratat dhe të rinjët nuk guxojnë ta humbin, por mision për ta është të mësojnëm punojnë dhe veprojnë për ta ndërruar gjendjen në shoqëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat