Gatimi i nënës

Kultura

Gatimi i nënës

Nga: Ana Buci Billa Më: 15 prill 2019 Në ora: 12:45
Ana Buci Billa

Nëna ime, e mira, hirplota

I kishte duart flori në kuzhinë

Nga varfëria nxirrte perla

Na e bënte të afërt dashurinë.

 

Na e bënte të shijshëm ushqimin

Na e jepte zemrën në dorë

Në familje kurrë s’e njohëm trishtimin

Shija e shtëpisë na ngrohu gjithmonë.

 

Nëna ime, e mira, e shtrenjta

E kishte shpirtin të bukur si hëna

Çfarë kam mësuar në artin e kuzhinës

E kam dhuratë dhe bekim nga nëna…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat