Sonte bëhet ndarje e Çmimit Pulitzer për gazetari dhe art

Kultura

Sonte bëhet ndarje e Çmimit Pulitzer për gazetari dhe art

Më: 15 prill 2019 Në ora: 19:36
Foto ilustruese

Në Universitetin Kolumbia në Nju-Jork, do të ndahen çmimet për gazetari në 14 kategori, mes tjerash për raportim, fotografi, kritikë, komente dhe filma vizatimorë.

Çmimet për art ndahen në shtatë kategori, revista dhe botime në internet.

Çmimet e para gazetareske janë ndara në vitin 1917 dhe u bënë mirënjohja më prestigjioze në SHBA.

Fituesit e çmimit për shërbim publik marrin medalje ari, ndërsa fituesit tjerë marrin nga 15.000 dollarë.

Çmimin e ka vendosur Joseph Pulitzer , botues i gazetës me origjinë nga Hungaria dhe njëri nga themeluesit e “shtypit të verdhë”. Në vitin 1903 në Universitetin Kolumbia e ka themeluar shkollën e parë gazetareske.

Mes fituesve më të njohur të çmimit janë Ernest Heminguej, Thenesi Uiliams, Artur Miler, Juxhin Onil, Uiliam Fokner, Xhon Aldajk dhe shumë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat