Suplementi Pena Shqiptare, Ismail Kadare: Dimri

Kultura

Suplementi Pena Shqiptare, Ismail Kadare: Dimri

Më: 19 prill 2019 Në ora: 17:18
Ismail Kadare

Dhe vjeshta i shkoi ‘fletët e saj’
i vërtit era, i përpjek
dimri si perandor kinez
ngjyrën e verdhë kudo e ndjek.

Dhe këto re qe tani vijnë
ndryshe nga retë e gjertanishme
të shkretat janë pa vetëtima
porsi djerrina te mërzitshme.

Veçse nën to qyteti zien
me drita, zhurma dhe trafik
dhe flokët e tymta të uzinave
mbi supe i bien madhërisht.

Ja horizonti i bardhë i dimrit
përballë peiZazhit që lëviz
harxhon të fundmen vetëtimë
si reporteri, të fundit blic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat