Në të zeza

Kultura

Në të zeza

Nga: Agim Desku Më: 19 prill 2019 Në ora: 22:10
Agim Desku

Si të besoj në pafajësi ëndrrash

Në çˊmëkat stuhitë u shndërruan

në flakë të dritës se diellit.

Cilit i këndohet kënga e korbave

Ndoshta i di apo nuk i di fajtorët

zonja e Parisit.

Më fal zonjë nëse mbete

pa fenerin e Homerit

Unë tˊu bëra dritë

nga drita e shpatës se Gjergjit.

I falëm atij engjëlli që shpëtoj

serish Kurorën e Krishtit

Atëherë ju pava të lirë

në sytë e popullit tim

zonja Notre Dame .

Në çfarë t'u besojmë fytyrave të heshtura

më mijëra vite peng Evrope.

Njeriu i sotëm e dini më ke ngjan më shumë

S'mund ta them pasi i takoj të njëtit lloj.

Sa kisha dashur të di gjuhën e fluturave

Fluturimin askush s'do ma ndaloj

T'ia shuaj zjarrët e dhembjes zonjes se Parisit.

I kam të freskëta këmbanat e Parisit

Kur këndonin liturgji

dhe dergonin lutje

për pranverat e vitit 1999.

Hynin në dhembjet

që i kishim të thella

sa plagët titanikiane.

Sot protestuan gratë në të zeza

Për të zezat e kryera nga zotnat e tyre.

Kjo tokë është ndyrë nga jashtëqitësit

kur më vite e shkelën tradhtisht.

Më çfarë t'i besoj tokës

se nuk do të shndërrohet një ditë

në Etna.

Po vetes si t'i besoj

se nuk do të bëhëm grimcë atomësh

për të bukurën që e dashuroj

më të njëjtën dashuri atdheu.

RINGJALLJE

Tërë një botë njeriu krijove Zoti im

Pse askush nuk u skuq nga lotët e pengut

Vetëm unë u pavva në sytë e tij

Dhe nˊgjuhë Satani kishte vdekur paqja.

Për të satën herë çˊlot pengu takova sot

Në një tjetër botë turpi dhe të dehur

A thua si qenka shkruar jeta ime pas vdekjes

Në cilën Kala tˊi ruaj apo krijoj serish legjendat e zanave.

Nuk vdes pa i ringjall betejat e popullit tim

Peng mbetësha pa asnjë çmim të jetës

Nëse për vrasësit e Apokalipsit nuk do ngritja dolli

Fundi i botës se tmerrit një ditë do të ndodhë.

Një mijë fajtor i merr me vete bota hileqare

Gurët e Kosharës përse nuk u thyen mijëra vjet më parë

U deshtë të ndizet flaka e bac Adem Jasharit

Të shihemi sy me sy më njeri-tjetrin si vëllëzër.

NOTRE DAME DE PARIS

Dhembjet shpesh herë e kalojnë kufirin

Janë edhe më të mëdha se plagët

Nga Peja dërgoj frymën time të shejtë

Ta shuaj zjarrin e djajëve që ti nuk ndezësh.

Po dhembja ime në jetën e pesë shekujev të pashpirt

Më është rënduar dhe shndërrue në plagë pa shërim

Flakën e demonëve e kam në secilën pjesë të trupit

Shpirti im lufton çdo ditë më ferrin e saj.

Më thonë se ia kaluam kryqëzimit të shpirtit

Sot rreshtohem pranë katedrales Notër Dam De La Pari

Më duhet të nxjerri në dritë fitoret e kryezotit tim

Fuqia e Gjergjit e rujti civilizimin evropian deri më sot.

Cilët përandorë serish po zgjohen si bajlozët e legjendave

Vrasësit e Apokalipsit nuk dinë të jetojnë ndryshe

Vetëm si vrasës luftëtarësh dhe ngritn zjarrin e ferrit

Tërë botën e kallin flakë dikur edhe veten.

RIKTHIMI I PROMETHEUT

Më rikthe në mendjen e Zhan Zhak Rusos

Se njeriu lind i lirë,por edhe duhet të vdes i lirë.

Edhe ne kemi lindur të lirë fal diellit

Jemi shndërrue në skllav perandorësh

Tokën nuk e kemi shitur për asnjë çmim të të jetës.

Jetuam në dhembje e dhembjet na u bën plagë shpirti

Dhe prapë ecim krah për krah me diellin

Rikthimi i Prometheut më shumë se kurrë na duhet sot.

Evropë ripushtimet t'i kam rujtur secilit brez të fisit tim

Sa herë refugjat u bëra në atdheun tim.

Ec e mos u rebelo në ty Evropë

Kur fjalën si fjalë e pate për demonë e djajë

Për ne asgjë më shumë se sa perandorë e errësirë të ferrit

Kështu na bekove të jetojmë si refugjatë të tmerrit.

S'KA TË VËRTETË

Pse njeriu harxhon kot fjalë

Kur nuk ka më të vërtet

Siç më thoshte babai

Kam besue veç në një emër.

Në yje e shndërrova fjalën

Diellit ia fala besën

Nëse ma thot të vërtetën

Të cilën edhe plotë dhembje e dua.

Më plagët e saj jetova njëmijë vjet

Kryq e tërthor i rash botës se hiqit

Në asnjë vend nuk takova fjalë si timen

Edhe nëse mbi stuhitë do e kërkoja.

Sa keq për njeriun tim

Vdes e kurrë nuk e thot të vërtetën

E mban si gjarpëri nën gurë

Sepse ende nuk e di se është burrë.

Të vërtetën e kërkova gjithandej kah sˊka njeri

Në Baba Tomor dhe në Vargjet e Lira diku më rri

Besa edhe në Lahutën e Malcisë tek Homeri i poezisë

Aty ku si relikt mˊi ruajnë plagët e Shqipërisë.

Vetëm diellit ende dua tˊi besoj fal besës që mban

Kur stuhitë i ndalon të mos përmbytin Titanikun.

Dhe kur ju ndriçon udhët e luftëtarëve të lirisë

Më lotin e vashave e kthejmë të vërtetën në varg poeti.

Më yjët isha në shoqëri për jetë të jetëve

Ia dëshiroja Shqipërisë prapë besën e Gjergjit.

Derisa lindën demonë,përandorë dhe fytyra tradhtarësh

Këta që jetojnë në tokën e shqipeve ti Zoti im merru më ta.

POPULLI IM

I shejtë më je populli m

Sa gjuha e secilit varg

Kur e krjoj për ty.

I shtrejtë

Aq sa të tëra legjendat

Sebashku.

Më ty dhe për ty

Në gëzime dhe hidhërime

Zgjohëm më të vetmën fjalë

Shqiptar dhe Shqipëri të qofsha fal.

Ngado që shkoj

Lotin tënd e mbaj në gji

Mallkoj djajë e demonë

Ata që më ndajnë nga ti.

I bekuari populli im

Të dua më shumë se Zotin tim.

Për besën që më fale dhe krenarinë

Për luftëtarët çdo herë të gatshëm

Për ta mbrojtur Shqipërinë.

Të dua për çdo shqiptar

Në gjunjë kur të përulet

Për shpatën e Gjergjit

Që u bë hymni im.

Sot më shumë se kurrë

Më duhesh populli im

Të dytë të dimë

Cilin e kemi mik

E cilin armik.

AKTI I PARË I LIRISË

( Ymer Elshanit )

Çdo çast fryj erë

Më e zezë se errësira nuk bëhesh

Mbi çatinë e shtëpisë sime ngritët tymi

Lart dhe më lart se liria një ditë vemi.

Isha këngë e dashur e popullit e ferr çˊu bëra

Kurrë nga jeta asnjeri nuk ndava

E shtrova sofrën për mik

U ndeza vetë në zjarrin e lirisë.

Kam rrugëtuar udhëkryqet e betejave të lashta

Ku kanë ndaluar luftëtarët për ta shuar etjen

Derisa e takova Lasgushin dhe Seremben

Toka u stolis me kurorën e lavdisë prekaziane.

Secili brez që nga koha e shpatës Skënderbegiane

U mor me dhembjet e historisë mijëra vjeçare

Si nuk pata pakëz kohë për pagëzimin e nipçes

Në të vetmin emër kur Shqipëria e mban në zemër.

E di faculetën e nusërisë varur në kullën e bacë Ademit

Kur e shuan murin e buzëve të thara nga thatësia e ferrit.

Gjysmë lakuriq më mbeti fjala kur askush më nuk ma dëgjoj

Ecim hapave të fluturave nëse bilbilat serish rikthejnë.

Ndodhën Verrat e Llukës ku u kryqëzuar demokracia

Dhe Bllaca, Reçaku shkruhen ditarit të poetit.

Me lamtumirën e vashës se luftëtarit u mora unë pengu i lirisë.

Çudi veç me aromën e trëndafilit kam mbetur të jetoj i lirë.

KUFIRI I DHEMBJES

Për ty trëndafil u fjalosa më secilin

Deri në ëndrra shkova

Të di ku është kufiri i dhembjes.

Fjalën e shejtë e shndërrova në gjeth pranvere.

Kur mbrëmjet më vijnë pa fytyrën e Mona Lizës

E vetmja shoqëri më je ti trëndafil i lirisë.

Deri ku ta kërkoj kufirin e dhembjes

Isha ndalur tek Molla e Kuqe

Nëse ajo ka mbetur peng e dashurisë se Adamit.

Përse po vdesin luftëtarët e atdheut

Kush i fal betejat plotë fitore tē shtrejta

Cilat plagë më duhet t'i marr më vete

Nëse mund t'i shëroj në ndonjë dhe të huaj.

Ah,s'paska fund kufiri i dhembjes

Qenka nepër secilën faculetë loti

Kur e bukura e luftëtarit pret rikthimin e tij

nga betejat për jetë a vdekje.

CILI ËSHTË ZOTI IM

Nuk e di përse njeriu e deshti Zotin tim

më shumë se unë

Nga frika që jetën ia mban pengë

Apo dëshira të bëhet Zoti vetë.

Nëse vdes luftëtari im në tokën e robënueme

Ka për tˊu denue Zoti më stuhitë e detit

Bajlozët nuk kanë mëshirë këta fytyrë djajësh

Të vrasin edhe jetën e lumtur të mikes sime.

E kam qujtur fajtore jetën time

Përse kurrë nuk u fjalosa më ëndrrat e saj

Edhe pse njëherë në jetë vijnë ëndrrat e lirisë

Për të cilat i falëm luftëtarëve të atdheut.

Dje nuk e kam ditur nëse Zoti im jeton në tokën time të ndarë

Më plagët e secilës u mora tërë një jetë njeriu.

Nesër valĺë a do ta gjej më parë Zotin tim apo atdheun e bashkuar.

Kurrë ndarjet mos i takofsha në asnjërën ëndërr.

E BUKURA E DHEUT

Ishte e Bukura e dheut dhe e detit

Kur e qava me lot luftëtarësh

Koha ime e zënë peng nga vrasësit e fjalës

ishte fajtore pse shaminë e saj e grisën bajlozët e detit.

Nuk kisha kohë të dashuroj përballë plagëve titanikiane

Shekujt mˊi dërguan përandorët

të m'a shuajnë emrin nga faqja e dheut

Përse e lidha fatin tim me legjendën e Rozafatit.

Pranova të dehem vetëm t'i di rrënjët e mia në cìlën faqe brezash i kam

Në jetën pas vdekjesh nëse do të takohemi me fytyra atdhetarësh.

Kjo është jeta ime e lidhur më të bukurën e tokës dhe detit

Që s'ka fuqi më ta ndaj nga flaka e diellit.

Pa frikë tani eci se do të vie veç një ditë

Kur atdheun do ta bashkojnë

më dashuri zemre e lotësh

secili luftëtar i betejave të lirisë.

Më gotën për dollinë e se bukurës

s'ka gjë pse dehem

Edhe ashtu koha më rebeloj

pse ende kaloj mes për mes fytyrava tradhtarësh.

Im Zot çdo gjë fal për jetë të jetëve

Vetëm këtyre fytyrave kurrë mos ju shto rritën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat