Polanski kërkon t’i kthehet anëtarësia e tij në akademi

Kultura

Polanski kërkon t’i kthehet anëtarësia e tij në akademi

Më: 21 prill 2019 Në ora: 18:07
Regjisori Roman Polanski

Regjisori Roman Polanski ka kërkuar nga gjykata kthimin e anëtarësimit të tij në Akademinë Amerikane të Arteve filmike dhe Shkencave për gati një vit pasi ai u përjashtua nga ky institucion për sjellje të pahijshme.

Akademia në muajin maj të vitit të kaluar ka bërë një lëvizje të pazakontë duke përjashtuar Polanski dhe aktorin Bill Cosby, pak muaj pasi ajo anuloi anëtarësimin e magnatit Harvey Weinstein për shkak të keqpërdorimit seksual.

Ai u ankua për vendimin dhe akademia refuzoi ankesën e tij në janar.

Polanski, i cili në vitin 2003 fitoi çmimin Oskar për regjisorin më të mirë për filmin  "The Pianist", është ende një i arratisur pasi ai u vetëdeklarua fajtor për seks të paligjshme me një të mitur në vitin 1977, pas së cilës ai iku nga SHBA dhe tash jeton në Evropë, transmeton KosovaPress.

Ishte anëtar i Akademisë për gati 50 vjet deri në kohën kur ajo e përjashtoi dhe filmat e tij kanë qenë të nominuar për 28 çmime Oskar.

Përjashtimi i Polanski nga grupi do të thotë se ai nuk mund të votojë më për kandidatët dhe fituesit, por ai dhe filmat e tij mund të fitojnë një çmim Oskar.

Pas përjashtimit të Weinstein, akademia rishikoi standardet e sjelljes për më shumë se 8.400 anëtarë. Akademia deklaroi se nuk është një vend për "njerëzit që abuzojnë me statusin e tyre, fuqinë dhe ndikimin në një mënyrë që shkel standardet e mirësjelljes".

Kodeksi i ka mundësuar komitetit të akademisë të pezullojë ose të përjashtojë ata që e thyejnë kodin e mirësjelljes apo që "kërcënojnë integritetin" e institucionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat