Nana dhe babai herët ma gjetën një nuse

Kultura

Nana dhe babai herët ma gjetën një nuse

Nga: Kalosh Çeliku Më: 22 prill 2019 Në ora: 09:14
Kalosh Çeliku

(Nuk i takoj Feje. Partie politike përveçse Shqiptarisë)

Unë, nuk i takoj asnjë feje. Partie Politike

Fushatave zgjedhore. Dritareve televizive

Unë jam, Kalosh Çeliku. Poet Rebel.

Që, shtatë sahat larg, sot e fluk vargun.

Unë i takoj Fesë Vetme Shqiptarisë.

Që, shtatë sahat e fluk larg vargun…

(Nuk kam truproje partiake në Shkupin Historik)

Nuk kam, sot truproje partiake

Në Shkupin Historik Shqiptar.

Siç, bisht i kanë liderët partiak

Nuk trembem nga populli Im.

Eci vetë i dyti me poezinë lirike

Krah për krahu me Miken besnike:

Unë. Dhe, Poezia e egër erotike.

Unë, sot nuk kam truproje partiake

Eci. Krapërkrahu me Lirinë Mike…

(Nana dhe Babai herët ma gjetën një nuse)

Nana dhe Babai, herët, moti

Ma gjetën një nuse besnike.

E, Unë turresha livadheve

Pas fluturave. Mollëkuqeve.

Edhe, më përcollën “argat”

Në fshatin e saj Mahmude.

Vetëm me qetë dhe qerren

Babait saj t’i dukem burrë.

Unë me qerre. Ende fëmij

Duhej të dukem bujkmirë

Shkaku: Babit saj pasanik.

Ika në Prishtinë. Mbylla histori.

Vite më vonë, kur “Nusja” ime

Vjehrrën e saj, e hudhi shkallëve.

Gruaja e Vëllait, shpesh thoshte:

Si nuk e morëm ne, atë nuse

Vjehrrën time ta hudhte shkallëve…

(Fluturën e livadheve një Natë e zura mes poezive)

Edhe, me Fluturën e livadheve

Pasi zbrazëm gota me raki rrushi.

Shtamba me verë, mes poezive

E zura një natë mes livadheve.

E kaluam Natën me raki rrushi

Dhe, shtamba me verë. Agim.

Ditën e Nesërme u arratisëm poezive.

E prita Qyqen të ma bëj një zë, nesër

As unë, nuk e kërkova nënçative.

Edhe, pse me Të e kalova një Natë

Pa kritere, mes maleve. Poezive.

Nuk i mora numër telefoni. E -mail

Përmëkeq, nuk jam në Facebook.

Përmes miqëve, i rash në gjurmë.

Sonte, mezi e gjeta për një kafe…

(Erdhi Qyqja e Natës më gjeti mes maleve)

Erdhi vetë Qyqja e Natës

Edhe më gjeti mes maleve.

Dhe, pasi ngritëm dolli

E mora për grua besnike.

Erdhi Qyqja e Natës me Hënë

Edhe, Unë me ibrik raki për Të:

Gjithë Natën e lume, ngrita dolli!

Ditën e nesërne, ikëm në shtëpi

Ajo si qyqe Nate. Unë si Ujk i zi.

Që, në vend të Gjyshes plakë

E hëngri Kësulkuqen me duvak…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat