Spekullantët dhe sharlatanistët të angazhuar në skalionin neomarksist

Kultura

Spekullantët dhe sharlatanistët të angazhuar në skalionin neomarksist

Nga: Sali Leka Më: 25 prill 2019 Në ora: 15:12
Sali Leka

Tregim nga libri “Shtrembalarët dhe fallsifikatorët e dosjeve të sigurimit komunist”.

Visar Zhiti, mjeshtri i stërvitur i gënjeshtrave dhe i intrigave, i maskuar, me ombrellën e burgut të skëterrit.

Sali Leka

K. Dervishi, D.Kaloci, V. Zhiti, Ç. Hoxha kanë botuuar gjashtë libra me gënjeshtra dhe shtrembërime dhe dyzet të tjerë me sajime dhe trillime nëpër gazeta pa dobi dhe pa vlerë .

Zuzarë intrigantë dhe spekullantë te dy shekujve XX dhe XXI.

Mizorizmit dhe komunizmit u vijnë vërdallë anash e anash dhe nuk e godasin drejtpërdrejt.

Për dijeni Z. Edi Rama, kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Për dijeni Z.Gramoz Ruçi, kryetar i parlamentit të Republikës së Shqipërisë.
Znj. Gentjana Sula, drejtore e autoritetit për hapjen e dosjeve të sigurimit gjakatar komunist.
Znj. Jonila Godole drejtore e Institutit për demokraci, media, etikë dhe kulturë.
Z. Agron Tufa, drejtor i Institutit për studimin e pasojave të krimeve të komunizmit.
Edhe për dijeni të fondacionit gjerman Konrad Adeanuer për rehabilitimin e viktimave të komunizmit në Europën Lindore.
Në Shqipëri persekucioni komunist ishte më i egër se në Rumani dhe në Poloni.

Edhe për dijeni   të shkrimtarëve dhe intelektualëve të burgosur, të vërtetë politik, antimizoristë të betuar.
Sali Leka shkrimtar dhe poet, ish i burgosur dhe i persekutuar egërsisht dhe tmerrësisht në kohën e skëterrit mizorist enverist ramizist marksist monstruozist.
Bashkë me 25 shokë shkrimtarë dhe intelektualë me punë të madhe me vite dhe dekada, me kontribut të cmuar për letërsinë, artin, kulturën, drejtësinë dhe demokracinë e shumë ëndërruar që gëzon sot populli shqiptar, por na janë vërsulur përsëri shtrembalarët, gënjeshtarët,spekullantët, intrigantët dhe fallsifikatorët anarshistë sharlatanistë që janë akoma më keqbërës sesa persekutorët dhe mizorët e monstruozuar.

E theksoj shkrimtari dhe poeti S. Leka lirik erotik eposik i burgosuri i vërtetë politik nga mizorizmi antihumanist antidemokratik.

Egërsisht dhe tmerrësisht i persekutuar, i diskriminuar.

Kam punuar, punoj dhe do të punoj i palodhur i papërtuar.

Përndjekjet dhe persekutimet e llahtarshme nuk më kanë dëshpëruar.

Kam folur të drejtën, kam shkruar të vërtetën i forcuar, i vitalizuar.

Kam jetuar, jetoj dhe do të jetoj me iradin i aftësuar i betuar.

Kam kontribuar, kontriboj dhe do të kontriboj me ilmin i krenuar.

Shumë pak tregime të miat faktike jetike janë botuar.

Gazetarët me vullnet që i kanë redaktuar dhe publikuar.

Janë e do të jenë guximtarë kreshnikë të admiruar.

85 libra i kanë mbyllur nuk i kanë botuar.

Del pyetja: Kush i ka fshehur e censuruar?

Përgjigjja: Zuzarët e mizorët rrakitikë të shtrembëruar.

Bashkë me dembelët zgërdhecët e gazhelët e skaduar.

Unë lodhem kur nuk punoj, nuk shkruaj dhe nuk këndoj.

Lodhem shumë kur spekullantët e gënjeshtarët nuk i demaskoj.

Ligështohem e dobësohem kur hesht si guak e indiferent i skremuar.

Shokët e shoqet e mia që nuk jetojnë nuk i harroj.

Çdo ditë me poezi vasinasike i kujtoj i përjetsoj.

Kurrë nuk lodhem për shokët e shoqet me kënduar i përmalluar .

Bashkë me shokët e shoqet guximtare që jetojnë.

Mijëra e miliona poezi nga unë meritojnë.

Me besim tek shokët besnikë kam përballuar çdo rrezik.

Edhe shokët tek unë, isha e jam besnik vital viganik.

Spekullantët dhe intrigantët zuzarë dhe gënjeshtarë të maskuar mbas slloganeve të antikomunizmit botojnë libra dhe mbushin çdo ditë faqet e gazetave me sajime dhe trillime skandaloze dhe shtrembërime monstruoze  të fakteve dhe të ngjarjeve.

Përpara vitit 1991 në Tiranë ishin katër gazeta të klikës makabre mizoriste, enveriste, ramiziste, antihumaniste, antidemokratike “ Zëri i Popullit, po në fakt ishte zëri i maskarenjëve”, “Bashkimi, Zëri i Rinisë, Revista Nëntori”.

Fatkeqsisht mbas vitit 1992 u shtuan dhe janë gjashtë gazeta nihiliste, anarshiste, narciziste, kaotike, sharlataniste, antinjerzore, antipaqsore dhe mbushen me brockulla e skërrka.

Edhe vitin 2019 Visar Zhiti e nisi me gënjeshtra, sajime e trillime të rëmdomëta duke shtrembëruar faktet e ngjarjet në burgun e Qaf-Barit.

Ështe e vërtetë si rrezja e diellit që burgu në kohën e skëterrit komunist ishte i egër, i tmerrshëm, rrënqethës, i llahtarshëm,i pamëshirshëm për asnjëri edhe për nënat me fëmijë në bark e në gjoks. Akoma më të egra, më të llahtarshme, makabre, monstruoziste janë sot gënjeshtrat, sajimet, trillimet dhe shtrembërimet skandaloze që botojnë nëpër gazeta disa të burgosur spekullantë sofistikë të maskuar skurrikë në ombrellën e burgut komunist skëterrist.

Këta të burgosur për motive të pista brutale vulgare kanë 22 vjet që janë rreshtuar në garë revulocionare, secili të shkruajë sa më shumë trillime dhe shtrembërime të stisura, duke reklamuar si demaskime të komunizmit dhe veten e tyre duke u lavdëruar si antikomunistë të përkushtuar. Nëse Ministria e Kulturës do të shpallë (konkursin artistik mediatik cili shtrembaluc boton më shumë gënjeshtra), garën e gënjeshtarëve e fiton Visar Zhiti dhe dyzet të tjerë akoma më shtrembalucë sesa V. Zhiti që nuk ishin antikomunistë, as përpara burgut as në burg, as mbas burgut, as nuk janë sot dhe as nuk kanë për tu bërë antimizoristë të betuar.

V. Zhiti 22 vjet ka mbushur 220 faqe gazete me gënjeshtra, ka botuar 2 libra “ Rrugët e ferrit dhe ferri i çarë”. Të tërat tregimet me procka e brockulla dhe gënjeshtra obskurante. Po citoj dy gënjeshtra të neveritura që ka shkruar V. Zhiti “ kam vuajtur shumë në burg, hetuesi Nexhat Selimi dhe operativi i sigurimit çdo natë më kanë prishur gjumin dhe më kanë detyruar të flas kundër shkrimtatërve Ismail Kadare, Rudolf Marku, Agim Spahiu, Agim Isaku, Zija Çela, Bujar Xhaferri, Nasi Lera, Bardhyl Londo, Hilmi Hoxha,por unë nuk pranova, nuk u bëra vegël e sigurimit, nuk firmosa kundër këtyre shkrimtarëve dhe poetëve të mëdhenj që sigurimi i ka përndjekur këmba këmbës dhe donte që ti burgoste, por unë i mbrojta dhe nuk firmosa për burgosjen e tyre”.

Këto fjalë që V.Zhiti ka botuar janë gënjeshtra më e madhe se të tëra gënjeshtrat që kanë botuar edhe të burgosurit e tjerë ordinerë pa dobi dhe pa vlerë.

E vërteta qëndron dhe do të qëndrojë. Edhe po të fliste V.Zhiti kundër tyre, edhe po të firmoste për burgosjen e I. Kadaresë, R. Marku, A.Spahiu, A. Isaku, Z.Çela, B.Xhaferri, N.Lera, B. Londo, H.Hoxha, nuk kishin për tu burgosur kurrë.

E përsëris I.Kadare dhe tetë të tjerët që shkruan V.Zhiti ishin mbi hetuesin Nexhat Selimi , mbi operativin e sigurimit, mbi zv. Ministrin e Brendshmën të asaj kohe Rexhep Kolli dhe mbi zv.drejtorin e sigurimit Zef Loka. I.Kadare kishte veturë luksoze me shofer në dispozicion me dy rroga të majme.

Kurse hetuesi Nexhat Selimi dhe hetuesi F. Sula kishin vetëm biçikleta të blera me lekët e tyre, me djersën e tyre.

Emrin e hetuesit F. Sula V. Zhiti nuk e shkruan.

F. Sula dhe dy të tjerë e kanë ndihmuar V.Zhitin, por ai ishte dhe është mosmirënjohës.

Njeriu i lig sa më shumë ta ndihmosh aq më shumë ta quan për dobësi dhe jo për mirësi.

I. Kadaren nuk kishin forca për ta burgosur as kryeministri Mehmet Shehu, as Adil Çarçani dhe jo të kishin forca dy hetues policie.

I. Kadare ishte shkrimtari i preferuar i privilegjuar i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, i favorizuar me pashaportë diplomatike për të udhëtuar edhe në vende borgjeze kapitaliste.

I. Kadare ishte funksionar i përkushtuar, i kupolës së Byrosë Politike, nënkryetar i frontit të interrnimeve dhe kulakëzimeve me kryetare  Nexhmije Hoxha dhe kanë internuar 750 intelektualë  te kulturuar dhe 55 shkrimtarë të talentuar liberalistë modernist, të nderuar midis të cilëve të njohurit dhe shokët e mi Fadil Paçrami, Kujtim Spahi vogli, Hasan Petrela, Ibrahim Uruçi, Fatbardha Spahiu, Dhora Leka,Janulla Rrapi nëna e poetit Renato Rrapi i burgosur , i masakruar, i torturuar dhe sot jeton por as shkruan as flet, i tmerruar.

Renato Rrapi adoleshent, poet i ri, jetim me babain e vdekur, e burgosën e torturuan egërsisht. Nëna e tij Janulla bashkëshorte e Gori Vrapit, vejushë e vetmuar e interrnuan e tmerruan pa mëshirë.

Emrat e punonjësve të policisë që e  torturuan Renaton e poezive lirike nuk i tregoj se nuk janë fajtorë. Ata ishin nën komandën  e I. Kadaresë dhe N.Hoxhës.

I.Kadare ishte mëkatari dhe mizori i katërt i Byrosë Politike mbas Enverit, Ramizit dhe Nexhmijes.

Kam shkruar tregimin me titull “ Katër mëkatarë mizoristë të Byrosë politike marksiste komuniste”.tregimi është i gjatë voluminoz me fakte konkrete, por është i vetmi tregim që akoma nuk e kam paraqit për botim. E kam shkruar në vitin 2008. E di që gjashtë redaksi gazete në Tiranë nuk kanë për ta botuar nëse ua dërgoj ashtu si nuk kanë botuar as dy fjalë për poetin e ri Renato Rrapi djalë filiz trëndafil por e thanë e bënë plak përpara kohe. E kanë stërmunduar dhe duan akoma me e diskriminuar. As për poetin Viktor Qyrku nuk kanë shkruar. Edhe Viktori djalë i ri me poezi lirike por e akuzuan poet dekadent mikroborgjez degjenerues për njeriun e ri proletar revulocionar që ka formuar partia dhe shoku Enver.

Unë kam akoma ngjarje të vërteta për shkrimtarët dhe poetët  Renato Rrapi, Viktor Qyrku, Faik Ballanca, Hasan Petrela, Kujtim Spahivogli, Eqrem Biba, Fatbardha Spahiu, Kasem Trebeshina, Kapllan Resuli, Fadil Pacrami, Ibrahim Uruçi, Dhimitri Xhuvani romancieri I tregimeve erotike, por romanet e tij nuk i botuan, e tmerruan , e kërcënuan për ta burgosur dhe pushkatuar. Dhe Xhuvani u step, u shtang, u frikësua, e ndërpreu letërsinë dhe sot nuk ka asnjë libër. Vetëm romani me titull “Tuneli” ia botuan por u penduan, ia hoqën nga libraritë, nuk ia reklamuan, ashtu si nuk kanë reklamuar edhe librat e shkrimtarit dhe poetit Sali Leka.Edhe mua më kërcënuan për të më pushkatuar nëse shkruaj libra dekadente mikroborgjeze reaksionare me poezi lirike erotike, eposike.

Unë nuk e ndërpreva letërsinë e vërtetë faktike, nuk e ndalova poezinë lirike erotike eposike shumë e dobishme jetike dhe sot kam shumë libra dhe do të kem me ngjarje mahnitike.

Unë kam edhe tregime rrënqethëse por nuk është mëkati im por i atyre që i kanë kryer masakra dhe krime makabre.Unë as shpif as trilloj por i tregoj ngjarjet ashtu si kanë ndodhur.

Ata që heshtin ndaj keqbërësëve mizoristë ishin dhe janë më të vdekur se të vdekurit.

V.Zhiti sajon trillon, fantazon dhe shkruan “ Kam ngrënë bukë me racion në burg dhe fjalë të tjera me procka të pista”.

Po po shumë të pista, të stisura, të shtrembura dhe të neveritura.

Të vërteta, të drejta, janë këto fjalë që unë po theksoj: Në kohën e skëterrit mizorist ushqim me racion dhe tullom kanë ngrënë 2 milion shqiptarë puntorë dhe fshatarë dhe nënat me fetus në mitër dhe lehonat me fëmijë në gji, me gojë të tharë për dy lugë qumësht dhe dy lugë kos.

Prandaj sot shumica e popullit meshkuj edhe femra janë të sëmurë, të infektuar, të skaduar, të atrofizuar nga mushkria, veshka e zemra por edhe nga mendja.

Sali Leka Cel 068 38 55 304

SHËNIM   ELSKLUZIV
Neve të burgosurit e vërtëtë politik në kohën e skëterrit marksist ishim guximtarë të betuar antimizoristë të admiruar, por ishim dhe jemi edhe durimtarë dhe humanistë të tepruar. Nuk kemi urryer as i urrejmë persekutorët mëkatarë as fallsifikatorët zuzarë por na kanë urryer dhe na urrejnë akoma mizoristët mua dhe shokët e mi.Del pyetja pse na urrejnë akoma me ligësi, egërsi dhe tmerr persekutorët e stazhionuar dhe të stërvitur për gënjeshtra dhe shtrembërime për baterdi krime dhe shkretime.Përgjigjja: Na urrejnë se nuk na mposhtin ashtu si donin, nuk e vramë veten ashtu si na e kërkuan, por i sfiduam dhe jetuam flasim shkruajmë dhe do të shkruajmë akoma ngjarje të vërteta.

Romancieri Faik Ballanca dhe poeti Viktor Qyrku nuk rezistuan vranë veten dhe sot as flasin as shkruajnë por ka edhe shkrimtarë që jetojnë dhe janë akoma të frikësuar, të tmerruar dhe nuk bëjnë as gëk as mëk por zvarriten sikur janë të vdek. Emrat e persekutorëve mizoristë që kanë burgosur dhe diskriminuar 175 shkrimtarë të talentuar dhe 750 intelektualë modernist të kultururar do ti shkruaj në një tregim tjetër por e di që nuk kanë për ti botuar redaksitë e gazetave të sotme që janë akoma më kaotiste, marksiste, antihumaniste, monstruoziste sesa gazetat komuniste “ Bashkimi, Zëri i Rinisë, revista Nëntori dhe Drita”. Por dritë blerim dhe shkëlqim nuk bëri kurrë por muzg skëtërr si në ferr.

Unë njihem me V. Zhiti përpara burgosjes. Unë jam burgosur përpara tij. Me Lushnjën vendbanimi familjes Zhiti, me Fierin dhe Beratin unë kam tregime të mrekullueshme dhe kujtime të paharrueshme.Bashkë me shokët dhe shoqet e mia poete letrare shembullore, redaktore artistike, guximtare, kreshnike besnike kemi zhvilluar takime letrare me këngë dhe poezi lirike erotike eposike jetike,kombëtare historike nëpër lokale dhe vende atdhetare piktoreske  klimatike      ,por të survejuar, të vëshguar, të tmerruar nga survejuckit dhe reziluckit e angazhuar të sigurimit komunist si V. Zhiti dhe të tjerë si ai zgërdhec, të stazhionuar dhe të stërvitur, por të ndryshkur, të zhgarravitur.Me kaq për sot.Për V.Zhitin dhe skuadrën e shpifarakëve shtrembaluc kam akoma fakte dhe ngjarje por nuk I publikoj të tëra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat