Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Xhazit, muzika që lindi kundër robërisë - Bota Sot
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Xhazit, muzika që lindi kundër robërisë

Kultura

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Xhazit, muzika që lindi kundër robërisë

Më: 30 prill 2019 Në ora: 09:10
Ilustrim

Sot është Dita Ndërkombëtare e Xhazit. Në mbarë botën mbahen  koncerte e  ekspozita për këtë ditë të muzikës botërore.  

Xhazi është shkrirje e te shprehurit muzikor laik e shpirtëror e amerikanëve me ngjyrë  me prejardhje afrikane dhe e elementeve muzikore evropiane.

Xhazi u paraqit në mbarim të shekullit XIX në Amerikë si rezultat i vuajtjeve nën roberinë e të bardhëve. Karakteristike e tij është ritmi me theks jo të drejtë, forma josimetrike, sinkopat e shpeshta dhe intervalet e zbritura e të zvoguluara.

Ndërsa, improvizimi solistik a kolektiv mundëson thurjen e atypëratyshëm të pjesës muzikore. Kështu interpretuesi është njëherësh kompozitor. Bandat e xhazit përfshinin deri në 8 anëtare  dhe “big bendi” deri 12-16 të ndarë në grupin melodik dhe ritmik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...