Takim i veçantë

Kultura

Takim i veçantë

Nga: Fatmir Lohja Më: 2 maj 2019 Në ora: 08:09
Fatmir Lohja

Nuk i kam mbushur  pesëdhjetë vite nga data e lindjes.Kujtoj se jam burrëruar, por  ende bëj gabime. Nuk ia fal vetes. Në rini kam pasur deshirë të mos qendroj asnjëherë vetëm. Në mes shokëve dhe shoqeve jam ndjerë komod. Duke u pjekur, jam tërhequr nga shoqëritë e gjëra. Jam përcëlluar  disa herë, në ndejtje me individë  të panjohur.

Të afrohen me sebepe të kota  .” A ke çakmak për të më ndezur cigaren? Nga je ti? Ku të kam parë? Çfarë profesioni ke?A e njeh filan-fistekun në qytetin tënd? A…? Pse…? Si….? Qysh ..... “Pas  njohjes tinzare, futen  në fazën më të veshtirë. Pa ia kërkuar ndihmën, kalojnë  në dhënien këshillave për;  shendetin; politikën; bisnesin; …... Më të paftyrët kërkojnë t’i qerasesh  . Pse  kam gabuar ,në dhënien përgjigje të   pyetjes së parë,më  kanë ardhur pështjellimet më pas. Ngaqë jam djegur nga supa,i fryej edhe kosit,por  përsëri nuk zë mënd.Nga ngjaria,që më ndodhi para pak kohësh,e stërshaj veten për të pazgjuar. Kam krijuar dyshime se nuk kam për të zënë mend asnjëherë, ndonëse kësaj here rasti  më erdhi krejtësisht i veçantë.

Në një ditë   prilli, në vetmi, te veranda  e lokali përballë punës, po pija çajë të ngrohtë . Klientet ndodheshin  brënda ,se qe ende freskët jashtë. Nga që   jam përdorues i duhanit zura vend aty. Gjëra të bukura po mendoja në ato çaste,sepse edhe në punë nuk pata ndonjë indicje sherri.

Ma shkëputi vemendjen një femër e bukur .E gjatë, elegante,me fytyrë të shkruar,e kishte endur  Perëndia ,si më pëlqejnë femrat mua.Me çuditi me kërkesën e saj. Më kërkoi leje , të rrinte pranë meje  ,në një kohë që e gjithë veranda, me tavolina të shumta, qe bosh.Pse e kishte  zërin e ëmbël dhe melodioz, nuk i thashë mos u ul. Bëj be e rrufe, se nuk fola asnjë fjalë. Ajo e mori për miratim,se duhet ta ketë vënë re dyzimin tim. Arsye tjetër nuk kishte ,pse të ulej pranë meje, në ato çaste çplodhje, për t’u rikthyer në zyrë.

Kur u ul në karrige,në të djathtën time, u justifikua se; është përdoruese e cigareve ; e  ka të veshtirë të qendrojë vetëm; meshkuj e merzishtëm e ngacmojnë në vetmi .Për momentin, me  rradaken time, u quajta femër të bukur dhe të   emancipuar. Nuk dija si t’i drejtohesha  me zonjë, apo zonjushë.Siç e thotë kënga, dëngla kishte mjaft,por që i  afrohej të dyzetave  ,këtë fakt e konstatova  me eksperiencen time  mashkullore .Jam djegur keq, në përcaktimin e zonjushllëkut, apo zonjëllëkut femëror, prandaj nuk ju drejtova me asnjerën nga fjalët e mesipërme. M’u duk  e zgjuar, kur u prezantua se ishte zonjushe Lela. Me pas filloi të më shqetësoj. Filloi të flasë për veten,ndonëse  e shihja orën e dorës, herë pas here ,për t’i treguar se do të largohem , nga mungesa e kohës.

Më tregoi në shqip,por me ndërhyrje të pashijshme të gjuhës angleze, se ishte bërë edhe  nënshtetase angleze.Banonte në Londër prej disa vitesh.Me profesion ekonomiste si unë. Nuk e vrava mendjen se nga a e dinte profesionin tim. Shumë femra më kanë bërë komplimenta, për duart elegante, se nuk kanë asnjë muskul, si profesionet tjerë.U mundova disa herë të lagohem,por më lutej që të qendroja. Edhe kamarieri nuk pona e varte.Miku im Coli e thotë një shprehje;”Me femrat e hijshme  është kënaqësi  të rrish sa më pranë.”  E fliste shqipen  pa pika e presja. Kur nuk më intereson informacioni, zakonisht  e heq fishen e dëgjimit, dhe mendoj në hesapin tim. Me mend e kokës  mund të isha edhe në Mars, nga zbulimet e reja të NASA-s,prandaj  u habita aq shumë kur dëgjova nga bukuroshja,se kërkonte burrë shqiptar për bashkëshort.

Më kapi një e qeshur e sikletshme. Kur u bëra saharosh, me zor  ma gjetën  një nuse të vërtetë.  E gjora nuk kishte gjetur xhami  të falej. Më pas u fut në fazën e mërzitshme .Më përshkruante me detaje princin e ëndërrave të saja.Nuk e kuptoja pse duhej të rrëfehej te një i panjohur!? E bukur në të parë,por çfarë xhevahiresh nxirrte nga goja,më la përshtypjen se pak tru kishte në kokë.

Disa herë e thirra kamarierin ,që ta qerasja dhe të paguaja. Doja  të ikja  sa më shpejt në zyrë. Ndiz e fik cigaren tavlloja u mbush ding. U ngrita për ta ndërruar , dhe për të thërritur kamarierin. Nuk me la zonjusha,se në vend e ndërroi  me një të pastërt,  me   tavolinën pranë.

- Si t’u duk përshkrimi i princit tim?- me pyet bukuroshia , me seriozitet maksimal.

Me buzëqeshje  veçova se  kishte ;ngjyrën e syve jeshile ; vetullat me bisht; mollëzat kuq-kuq si shegat dividishe. Flokët e lyera me kujdes në ngjyrë gështenjë. Pra, shkurt, një zonjushe shumë e  bukur,por me shikim të habitshëm. Nuk  po e kuptoja nëse më pëlqente apo më urrente. Mimika e saj ndërronte shpesh, duke kaluar nga buzëqeshja, në tkurrjen e muskujve të fytyrës.U mundova ta justifikoj këtë fakt,me përjetësim e pasioneve në thellësi të shpirtit. Nuk kuptoja afrimin dhe largimin e saj nga unë,sikur të lexonte gazetën ne dritë-hije, me lupë optike në duar.

- Pse nuk më përgjigjesh?- këmbënguli në kërkesën e saj.

  • Endërrat janë individuale. Nuk ke pse i tregon kudo.Eksperienca tregon  se pak  realizohen. Fundi i fundit ëndërra janë, -i përgjigjem, për të mos qendruar si guak.
  • Princi im nuk të duket se i ngjan ndokujt ,që ju njihni?
  • Jo.
  • Ju nuk  njihni as veten ?
  • Mundohem ta njoh   çikë , nga një çikë,çdo ditë. Nuk e kuptoj se ç’lidhje ka  me ëndërrat e tua me mua?
  • Ju më dashuroni?
  • Më duket   e nxituar  pyetja .E respektoj bukurinë, nurin, hijeshinë tënde,prandaj po rri kaq gjatë në tavolinë.
  • Pra vetëm  më lakmoni?
  • Jo.Jo.
  • Nuk e kuptoj logjikën tuaj.
  • Nga mirëarsimimi  jam kultivuar për ta respektuar të bukurën si në arte , edhe në fusha tjera. Nuk jam  manjak  të lakmoj çdo fëmër të bukur, që më zënë sytë në rrugë. Për të bukurën e ndaloj hapin. Mundohem ta respektoj, dhe ta shijoj .Marr kënaqësinë e momentit, dhe kaq. Pse nuk e lakmoj çdo femër të bukur,që shfaqet në radarët e mi, them se i kam ruajtur mend e kokës nga marrëzitë,- e mbylla shpjegimin teoriko -praktik, mbi të bukurën femërore.

- Të thashë edhe në fillim. E dua burrin shqiptar, me kushtin që të vijë të jetojë me mua në Londër!”

 Nga deti i qetë, kaloi në dallgëzim shtatë ballë.Nuk po e kuptoja në se kapriçot i vinin nga  lakmia, inati, kalimi i kohës për t’u bërë nënë!? Kërsheria mashkullore, për të  njohur bukurinë femërore, në ato moment ,m’u përkul si çeliku në  furrat metalurgjike. M’u krespllua një lëmsh në fyt. Fillova të ndjeja një rrezik potencial. Nga kthesat e saja psiqike, mund të kalonin farë thjeshtë në zënka, prandaj m’u mbush mëndja të largohesha  nga  tavolina sa më shpejt .Dhuna psiqike , që më ushtronte  për ta kuptuar se s’bën  ,më dukej krejtësisht e palogjikshme. Nuk ishte çupërlinë, që ka nevojë për ndonjë këshillë nga të afërmit.Në atë moshë,dhe me bukurinë që i ka falur Perëndia,detyrimisht ka kaluar eksperienca në marëdhënjet me meshkujt.Nuk kishte arsye tjetër për të shpjeguar agrisivitetin e saj.

Më bie telefoni. Ishte nusja . Më pyeti nëse atë ditë do të vonohesha.E miklova si gjithnji, për të mos pasur zënka kur të shkoja në shtëpi.

- Me ke folet?- më pyeti Lela,sapo mbarova bisedën telefonike.

  • Me gruan,- i përgjigjem,si i zënë në gabim.
  • Ju jeni i martuar!?
  • Jam mbi pesëmbëdhjetë vite i celebruar në bashki.
  • Jeni katundar, që jeni martuar kaq shpejt?- m’u drejtua, duke shtrembëruar fytyrën ,sikur po shihte një mi qenefesh.

- Mbiemri im e tregon bukurmirë prejardhjen e largët nga fshati. Mesa di unë katundarët, romët ,egjyptianët, pse martohen më të rinj i ndërpresin studimet universitare e pasuniversitare,-e  duke qeshur u ngrita nga karriga për të paguar paratë.

Hyra në lokal.Likujdova kamarierin me nerva, e shpejtësi. Kur ridola, zonjushe Lelën e gjeta duke u grindur në një bisedë telefonike.Në  ecje më kapi veshi këto fjalë:”Më keni gënjyer. Ai është i martuar.”

Ka mundësi të më ketë ngatërruar me vëllain tim .Ai është beqar,pesë vite më i vogël se unë. Kemi të njëjtin profesion. Me këtë prezantim,nëse më pyet vëllai, zonjushe Lelës  nuk ia jap votën e lirë, për t’a bërë kunatë.Me të vertetë që është e bukur, dhe  emancipuar.Agrisiviteti i saj ma quk trurin me pyetjen:” Si do të ma trajtojë vëllanë, atje larg në Londër, pa asnjë mbështetje rreth e rrotull?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat