Flokë të Da Vinçit ekspozohen për herë të parë - Bota Sot
Flokë të Da Vinçit ekspozohen për herë të parë

Kultura

Flokë të Da Vinçit ekspozohen për herë të parë

Më: 2 maj 2019 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Një cullufe e flokëve të Leonardo da Vinçit, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes, do të ekspozohet sot për herë të parë për publikun, njoftuan sot disa hulumtues italianë, të cituar nga mediat.

”Ne mundëm të siguronim përtej Atlantikut një cullufe e quajtur në histori si ‘flokët e Leonardo da Vinçit” , njoftuan drejtuesit e ekspozitës me titull ”Leonardo jeton”, Alessandro Vezzosi dhe Agnese Sabato.

”Kjo cullufe e flokëve, e mbajtur sekret deri më tani në një koleksion amerikan, do të prezantohet për herë të parë në botë së bashku me dokumentet që dëshmojnë për origjinën e tij të vjetër franceze, gjatë ekspozitës që do të përurohet më 2 maj në Vinçi”, shtoi Vezzosi, cituar nga agjencia AGI.

Ekspertët italianë do të kryejnë analizat e ADN-së së cullufes së flokëve për të konfirmuar apo vërtetuar ekzistencën e pasardhësve ende gjallë të gjeniut të madh të Rilindjes.

Më 2 maj 1519, piktori dhe dijetari, i cili lindi në Vinçi më 15 prill 1452 nga një lidhje e paligjshme mes një fisniku të pasur dhe një fshatareje adoleshente, vdiq në Francë në kështjellën e Clos-Luce e Amboise-s, rreth tre vite pas ftesës që iu bë nga mbreti Fransua I.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...