Hapet Festivali folklorik “Hasi Jehon 2019”

Kultura

Hapet Festivali folklorik “Hasi Jehon 2019”

Më: 3 maj 2019 Në ora: 19:55
Pamje nga festivali

Në hapjen e festivalit folklorik “Hasi Jehon 2019”, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se ky festival është një nga më të vjetrit në shtetin e Kosovës.

"Për mua sonte edhe si miku i juaj edhe si bashkëluftëtar dhe president, është emocion i veçantë të marrë pjesë në këtë festival. Ky është një nga festivalet më të vjetra dhe më tradicionale në shtetin e Kosovës. I ka bashkuar gjithmonë talentet e Kosovës, Shqipërisë, Medvegjës, Bujanovcit dhe diasporës. Ju keni qenë gjithmonë ata që i keni bashkuar njerëzit. Hasi na ka bashkuar edhe në luftë, prandaj ju sot keni kujt t’i këndoni. Jeni njerëz të bukës, gjakut, pushkës, sofrës e lirisë", tha ai.

Ndërsa, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se "është kënaqësi e veçantë që në emër të qeverisë në këtë jubile nënë patronatin tonë dhe të qeverisë, të marrim nën përkujdesje organizimin e këtij festivali meqë është jubile", tha ai, raporton KosovaPress.

Festivali folklorik “Hasi Jehon 2019” ka filluar të mbahet 30 vite më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat