E dashtun Lirije, sot lotojnë edhe Lulet në ditëlindjen tënde!

Kultura

E dashtun Lirije, sot lotojnë edhe Lulet në ditëlindjen tënde!

Nga: Haki Latifi Më: 4 maj 2019 Në ora: 13:48
Lirije Latifi

Ah, sikur të ishte ndryshe kjo ditë dhe data e sotme… sepse duke të kujtuar në këtë formë në ditëlindjen tënde, pa të patur pranë, është shumë e vështirë.  Por, megjithatë ne dëshirojmë Ty të urojmë dhe të përqafojmë. Në të njejtën kohë, Ne… dëshirojmë…të ngushëllohemi, ta lehtësojmë shpirtin, ta qetsojmë zemrën dhe na duket se të kemi përsëri pranë nesh, edhe ashtu do të kemi gjithmonë pranë nesh në çdo moment të jetës sonë.

Sot një buqetë lulesh për Ty e dashtuna, e shtrenjta jonë Liri, në vend të aromës këto lule kanë një mall të madh, shumë dashuri dhe dhembje deri në pafundësi.
Buqetës me lule i mungon jo vetëm aroma, por edhe urimi i bukur që shkruhet në çdo ditëlindje: „u bëfsh  vjet“ … bija jonë e mrekullueshme, e pa zëvendsueshme e jona Liri!

Kjo buqetë me lule ka këtë dedikim; e përjetshme do të jesh në zemrat tona, të familjës që vetëm dashuri dhe mirësi i dhurove.
Më vjen keq dhe jam i trishtuar se nuk e di ku mund ta festojmë 35 vjetorin tënd oj Lirije, veç po i lutem të madhit Zot që ishte i vetmi që ti ju përule që shpirti yt të gjej paqe në parajsë, festoje këtë 35 vjetor me shpirtrat e lirë që ke afër, na i le ne hallet e tokës.

Krenohemi me emrin tënd e shtrenjta jonë. 
Na mungon shumë dhe je engjull mbrojtës për ne.
…Zgjohu Liri, Ti sot ke ditëlindjen,
Zgjohu vetëm pakëz, të presish urimet…
Por ti nuk dëgjon, e kot që të lutem…
Në ditëlindjen tënde, sot lotojnë edhe lulet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat