Hossana poezi, Baraba poezi

Kultura

Hossana poezi, Baraba poezi

Nga: Sulejman Mehazi Më: 4 maj 2019 Në ora: 21:56
Sulejman Mehazi

Sonte do zihem e fjalosem keq me ty, poezi, se dimë cilët kanë qenë ata të marrë që të kanë bërë mbretëreshë arti kur ti je robëresha dhe shërbëtorja më e madhe e poetëve të thjeshtë. Prej nga mbretërore kur të shkruajnë e këndojnë personat më të çmendur, me difekte trurore retarduese jo që s'janë të dobishëm, por shumë të dëmshëm edhe për artin poetik, për kulturën, letërsinë, po edhe për të afërmit: gruan, fëmijët, shtëpinë, shoqërinë. Budallatë, thurrin vargje për dashuritë e humbura e aspak s'përkujdesen për dashuritë reale, momentale familjare, shoqërore,). Vajtojnë pikëllueshëm, në vend që të shprehin ndjenja lumturie, shprehin ndjenja të shëmtuara dhembjesh. Janë ankuesit më të mëdhenj dhimbjesh psiko-fizike, skizofreninë e tyre të pashërueshme mundohen ta zbukurojnë më vargje poetike. Shkruajnë e harxhojnë fjalët kot së koti që aspak s'janë të dobishme e të begatshme për qenien njerëzore.

Cili prej poetëve të sotëm është shembullor, i mirë, i mençur e i besueshëm?, askush. Shiko kjo, Poezia, mbahet si më e bukura e arteve tjera, kurse e shkruajnë dhe e kanë marrë në dorë më të gërditshmit e botës, pijanecët, kurvarët, sahanëlëpirësit e përkulësit e pushtetarëve, për një libër të botuar humbin unin personal duke kërkuar lëmoshë botimi; artin poetik e kanë marrë në dorë ata që nënën ia kanë luajtur vetvetes e jo më neve lexuesve. Vetëm prej së largu kur i shikojmë vrapojmë sa më shpejtë të ikim e mos t'i takojmë, e jo më poezinë t'ua lexojmë.

Poezia s'u takon budallenjve e budallicave, por të lartësuarve e të shenjtëruarve hapsinor e qiellor, ajo është aristokrate, elitare dhe e vetmuar,  ajo s'u takon klubeve e shoqatave letrate lypsare qeveritare për larje parashë. Poezia e do artin dhe arti poezinë, klubet e shoqatat i duan paratë dhe paraja klubet. Poezia s'duron profesorë doktorat ta mbrojnë e ta bëjnë të parë, dytë, tretë, ajo vetvetiu mbron vehten me bukuri e vlerë, prof.dr. se kanë krijuar poezinë, po ajo i ka krijuar ata.
Hossana Poezi, Baraba Poezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat