Shteti fetar i shtyn terminet e shfaqjeve për shkak iftarit

Kultura

Shteti fetar i shtyn terminet e shfaqjeve për shkak iftarit

Nga: Ilir Muharremi Më: 7 maj 2019 Në ora: 20:54
Ilir Muharremi

U befasova kur sapo pashë terminet e shfaqjeve në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Pothujase të gjitha shfaqjet nga ora 20:00 ishin në shtyrë për orën 21:00. Kjo si shkak i iftarit. Lexova që edhe në qytetet si: Gjilan dhe Ferizaj po ashtu ishin shtyrë terminet. Kjo si duket po ndodh vetëm viteve të fundit.

Shteti jonë më shumë po më duket shtet fetar sidomos kur bëhet fjalë për artin e veçanërisht Teatrin i cili është institucion i shenjtë. Kjo si pasojë e shoqërisë e cila vërtetë po merr një kahje fetare në vend që të merr kahje kombëtare, kulturore dhe ligjore. Teatrin dhe asnjë intistucion kulturor mos e involvoni me fenë sepse duhet ndarë këto dy gjëra. Feja është diçka individuale dhe liri e zgjedhjes, ndërsa Teatri është kulturë kolektive historike e një kombi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat