Një rrëfim nga bija e shkrimtarit dhe Publicistit Ferhat Cakaj, Aurora Cakaj (Ndreu)

Kultura

Një rrëfim nga bija e shkrimtarit dhe Publicistit Ferhat Cakaj, Aurora Cakaj (Ndreu)

Nga: Aurora Cakaj (Ndreu) Më: 10 maj 2019 Në ora: 00:56
"Ferhat Cakaj,” Një jetë mes librave, artit dhe letërsisë”

“….ka një pranverë në shpirtin e njeriut. Ajo lulëzon atje, në thellësi të tij, në sytë a tij, ndjehet tek buzëqeshja e fëmijëve, tek njerzit e dashur. A beson se do të vijë ndonjëherë kjo stinë? Unë besoj. Do të vijë një kohë, kur në të gjithë Shqipërinë, njeriu për njeriun do të jetë si një yll. Bota do ti kthej sytë tek ne, ndoshta edhe në atë qytezën ku jetoj unë sot dhe do të shikoj e çuditur shpirtin e madh shqiptar. Kjo pranverë do të vijë më duket se e shikoj….”(F.Cakaj te “Pranvera do të vijë”-roman.)

Po mbushen gjashte vjet nga dita e ndarjes nga jeta e shkrimtarit dhe Publicistit Ferhat Cakaj,gjithashtu dhe 84 vjetorit te lindjes se tij,i cili ishte dhe do të mbetet, si një nga figurat më të spikatura të letërsisë shqipe mes dy epokave;- të shekullit 20-të dhe të 21-ë. Fitues i disa cmimeve në letërsi si Mjeshtër i rrëfimit në gjininë e romanit dhe i dekoruar me “Urdhërin Naim Frashëri”, erudicioni, urtësia dhe mëncuria e Ferhat Cakaj, do të mbeten në historinë e letrave shqipe, për stilin e vecantë në përshkrimin e realitetit të dhimbshëm, sidomos i ngjarjeve të mëdha historike dhe sociale në rregjimin komunist.

Rrefimi im sot si bija e shkrimtarit dhe Publicistit Ferhat Cakaj,nuk eshte I lehte,pasi me duhet te rrefej udhën e vështirë, të bukur e të dhimbshme, mbresëlënëse e historike, të babait tim të shtrenjtë, se si nga një i lindur në jug të Shqipërisë në Salari të Tepelenës, dhe i rritur në shtëpinë e fëmijës, u bë mësonjës, përçues i dijes dhe arsimit në Kukësin verior –të cilit, realiteti jetësor dhe historik i kësaj treve, dashuria dhe mençuria e kuksianëve, e frymëzuan për të shkruar dhjetëra romane, esse dhe publicistikë, ashtu sikundër patën frymëzuar Migjenin e Madh, të shkruante në Vrakë e Pukë kryeveprat e tij. Ikja e Ferhat Cakaj ishte e heshtur dhe plot shpresë, se në shpirtin e çdo njeriu gjithmonë ka pranverë, sikundër pati gjithmonë pranverë në shpirtin e mjeshtrit të romanit, shkrimtarin e publicistin Ferhat Cakaj.

Image

Në fillim duke ju falenderuar ,do doja të tregoja shkurtimisht kush ishte Ferhat Cakaj. I lindur në Salari të Tepelenës më 2 Prill 1935, në Shkodër kryen shkollën e mesme pedagogjike, kurse studimet e larta në fillim për Gjuhë -Letërsi dhe më pas Fakultetin Histori Filologji, degën gjuhë letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës .Në fillim e emëruan mësues të letërsisë në gjimnazin e Kukësit, ku u pensionua në vitin 1991. Me letërsi filloi të merrej, që kur ishte në shkollën e mesme. Ka shkruar novelat ”Mësuesi i çmendur”,1967, ”Kështu është” 1969, përmbledhjet me tregime “Lugina e nuseve “,1969, “Në korie mes lisash”, 1972, romanet “Njerëzit e qytezës në mal,1976, “Nesër do të jetë vonë”,1976, “Jam bir i popullit tim”,1978, “Zemërimi”1980, “Përmendorja”,1985, dramën “Kosovarët,1987, “Bardhyli kërkon Gjergj Elez Alinë”, refleksion eseistik “E vërteta mbi eposin Serb”, “Të gjallë e të vdekur”, duke përshkruar në një farë mënyre krijimtarinë e 50 vjet punë, lodhje, pagjumësi, nga njëra anë, por dhe gëzim i papërshkrueshëm kur i botoheshin romanet dhe merrte përgëzime nga të gjithë njerëzit, lexuesit e tij, nxënësit, ku jepte mësim,një jetë e jetuar kjo me pasion të veçantë për artin e bukur të të shkruarit

Jetoi për një kohë të gjatë në Kukës, larg kryeqytetit, por do thoja a ndikoi kjo në krijimtarinë e tij. Do t’ju kujtoj vetëm një gjë; Migjeni i shkroi kryeveprat e tij në Shkodër, Vrakë dhe Pukë, Nekrasovi poemat e tij të mrekullueshme i shkroi në internim, Ukrainasi Shefcenko, gjithashtu është relative varësia e veprës nga jetesa ose jo në Tiranë. Në Kukës vërtet mungonte biblioteka kombëtare, kontaktet me inteligjencën, por këto u plotësuan nga biblioteka e tij në rusisht, në takimet e shpeshta në Degën e Lidhjes në Tiranë duke mundësuar lidhjet me shkrimtarët më të mirë, nga lidhjet e vazhdueshme me njerëzit në të gjitha trevat verilindore, dashurinë e nxënësve të tij dhe gjithë popullit të cilit i thërrisnin të gjithë “profesor Ferhati”. Mënyra se si fliste dhe afronte çdo njeri të çdo profesioni, duke i rrahur shpatullat të impononte respekt të veçantë, dhe të gjithë rendnin pas tij duke e adhuruar si mësuesin më të mirë të Letërsisë, shumë nga nxënësit i sillnin fletoret në shtëpi me vjersha dhe mbaj mend që i priste me buzë në gaz,si një njeri me zemër të madhe, i inkurajonte dhe shumë prej tyre sot kanë botuar veprat e tyre. Ai ishte trupshkurtër, me flokë të thinjur, që i shkonin dhe e tregonin shumë fisnik, i mbajtur mirë dhe i veshur me sqimë. Gjithmonë e mbaj mend me këmishë të bardhë me kravatë në çdo moment i rregullt,i qeshur, i mençur dhe me sytë e tij të vegjël që shkëlqenin në çdo kohë. Nuk e hiqte stilografin nga dora, gjithmonë shkruante në studion e tij i rrethuar nga libra të pafund vendosur me rregull në raftet e bibliotekës. E mbaj mend gjithmonë shkruante natën, pasi muzgu mbulonte atë qytet të vogël në veri të Shqipërisë, ku shkroi romanet e tij të para, i rrethuar mes miqsh të shumtë, kaloi pjesën më të madhe të jetës në qytetin e Kukësit. Kukësi ishte vendlindja e tij e dytë, ishte ky qytet i pranishëm në të gjashtë romanet e tij, në novelat dhe në tregimet. Kukësi i dha dashurinë e thellë njerëzore dhe padyshim dhimbje. Ai i fali atij qyteti rininë, burrërinë, aftësitë intelektuale dhe akademike, duke qenë një mësonjës siç e donte Kukësi, duke qenë shpesh këshilltar përherë në mbrojtje të qytetarëve, shkrimtar që nuk e ndante krijimtarinë nga njerëzit e atij rrethi aq të pasur dhe aq të varfër. Njerëzit, folklori popullor kuksian, larmia shumëngjyrëshe shprehëse kuksiane, historia e lavdishme dhe e re e fiseve të Kukësit, gjithçka e atij rrethi ishte e tij, ishte dhe mbeti në librat e tij. Ferhat Cakaj është autor i romaneve që kanë pasur një objekt krejt të veçantë: rolin e fisit në shoqërinë totalitare uzurpimin prej tij të administratës dhe të ndërmarrjeve. D.m.th fisin, një forcë konservatore, regresive. Prandaj romanet e tij ”Njerëzit e qytezës në mal”, ”Nesër do të jetë vonë”, ”Përmendorja”, ”Zemërimi”, ”Të gjallë e të vdekur”, kanë tendenca të veçantë realiste. Ai rrëfen fuqinë e fisit në epokën komuniste pushtetin, tentakulat e të cilit shtriheshin ngado, Megjithëse romanet janë shkruar në një mënyrë pozitive, sipas modelit të realizmit socialist, që ishte metodë zyrtare, këmbëngulja e tij ishte, për të përshkruar me hollësi gëllimin e kudogjendshëm e të pa asgjësueshëm të klaneve në gjirin e shoqërisë shqiptare. P.sh tek romani “Pranvera do të vijë”, tregon mundësitë dhe të papriturat ekzistenciale të individit dhe të familjes shqiptare në regjimin komunist e në kapërcyell të sistemeve politike. Jeta sjell shpesh vuajtje, zhgënjime dhe goditje të forta të fatit, por ajo meriton të jetohet me dashuri dhe shpresë. Dhe ketë ai e shpreh që në titull e deri në fund të librit, me historinë e jashtëzakonshme të Neritanit e të Virgjinës.

Image

Nje situate e veshtire ne jeten e tij do thosha fëmijëria, një familje me gjashtë fëmijë, dhe me një gjendje ekonomike shumë të dobët. Në vitin 1941 i vdes nëna, ishte vetëm 5 vjeç dhe kishte një motër më të vogël. I kaloi vitet e luftës në varfëri dhe skamje dhe për më tepër pa nënën. Në vitin 1945 bashkë me tre fëmijë të tjerë nga fshati Salari ku u lind, u dërgua në shtëpinë e fëmijës në Gjirokastër, ku vazhdoi dhe shkollën ku u cilësua si një nga nxënësit më të mirë. Një fëmijë i rritur pa prindër ka nevojë për veshje, për ushqim, për punë e mbi të gjitha ka nevojë për dashuri njerëzore. Sepse ajo i mungon. Shumë njerëz nuk kishin kushte për të jetuar dhe u grumbulluan në këto shtëpi fëmijësh, dhe tregohesh kujdes derisa dilnin në jetë

Ai u rrit në shtëpinë e fëmijës që nga viti 1945 në Gjirokastër pastaj po në shtëpinë fëmijës në Tiranë e në Shkodër. I rrethuar me shume dashuri nga edukatoret ku mori dhe dijet e para, u njoh me librin dhe vjershat e para.Ku pas shume vitesh shkroi per kete periudhe librin “Jam bir I popullit tim”, I cili vite me vone u be dhe radiodramatizim ne Radio Tirana.Me letërsi, kish filluar të merrej, që kur ishte nxënës në shkollën e mesme dhe krijimet e para i botoi në faqen letrare të “Zërit të rinisë” etj. Është marrë me prozë për lexuesit e rritur, dramaturgji dhe me ndonjë studim letrar. Pasionin për letërsinë dhe gjuhën shqipe ja transmetoi dhe vajzave, ku dy prej tyre kanë mbaruar studimet e larta për Gjuhë –Letërsi. Në shtëpinë tonë, në studion, ku ai shkruante, kishte libra pafund, shumica e librave ishin botime të hershme që i kish blerë që në rini të tij, që nga vitet 1950-ë dhe shumica e tyre ishin botime në rusisht. Ishte njohës shumë i mirë i gjuhës ruse,mbaj mend kur na lexonte me zë, recitonte pjesë nga poemat më të bukura ruse, duke i lexuar jo një por disa herë shumicën prej tyre. E kam adhuruar gjithmonë babin tim, për mënyrën e rrallë si sillej me librin,kujdesin që ai tregonte për to. Më pas kur u rrita, lexoja Servantesin, Heminguejin, Olldingtonin, Shollohovin, Brehtin apo Faladen, Kuperin, kryeveprat e letërsisë botërore. Libri i parë që kam lexuar prej tij ka qenë “Jam bir i popullit tim”, një roman për fëmijë jashtëzakonisht shumë i bukur i vitit 1978, i përkthyer më vonë dhe në greqisht në vitin 1981, gjithashtu dhe radio dramë nga Teatri Popullor me regji të Andon Qesarit. Ky roman ishte vepra e tij e parë për fëmijë, është shkruar kundër mëshirës,përbuzjes dhe neverisë, në raportin e njeriut jetim me shoqërinë. Sepse shpeshherë shoqëria e hedh tutje këtë fëmijë, si fabul ngjarja zhvillohet në Shtëpinë e fëmijës në Shkodër, Ai roman u vlerësua me çmimin e parë të Republikës, çmim i cili ju dorëzua nga i madhi Dritëro Agolli në Lidhjen e Shkrimtarëve. Ndërsa për pasionin për letërsinë, mund të them që edhe sot tregohet nga nxënësit e tij, “Kur Ferhat Cakaj shpjegonte Migjenin në orën e letërsisë nxënësit nuk pipëtinin,duke dëgjuar mënyrën e bukur dhe të veçantë, atë shpjegimin me pasion që dinte ta bënte vetëm ai.”

Gjithmonë e përfytyroj me stilografin e tij, i përkulur mbi makinën e tij të shkrimit, duke shkruar gjithmonë ditën dhe natën, cigarja që harrohej dhe digjej ngadalë, duke përjetuar çdo moment ngjarjet dhe personazhet, që merrnin jetë nëpërmjet shkrimeve të tij. Janë shumë dorëshkrime në gjininë e tregimit, novelës, romanit, si dhe të publicistikës. Jam kujdesur për to, që kur babi ishte në jetë, dhe mendoj që është një mision jetësor i imi dhe i motrave, që me anë të botimit të shkrimeve të pabotuara, të vazhdojmë dhe të mbajmë gjallë krijimtarinë e babit dhe shkrimtarit Ferhat Cakaj. Do bëjmë të mundur botimin e tyre, si shkrime të papublikuara akoma, pasi janë shkruar para shumë kohësh dhe janë aktuale dhe për ditët e sotme, gjithashtu dhe shkrime të cilat janë shkruar tani vonë. Nëpërmjet shkrimeve të tij, ai do të vazhdojë të mbetet i gjallë për lexuesit e tij të dashur dhe për shumë vitet me radhë.

Miqte e tij jane pa fund,nga te gjitha profesionet,shkrimtare,poete,publicist,gazetare,kritike arti,mesues, ne Shqiperi ne Kosove ,Maqedoni.Shume prej tyre jane miq te perhershem te familjes sime.

–Ndersa nje situate mbreselenese eshte kurorëzimi i një pune krijuese, në mësimdhënie, ”Urdhëri Naim Frashëri” i klasit te III-të si mësues dhe edukator, 1976, Urdhëri “Naim Frashëri” klasit II-të si shkrimtar e romancier, viti 1982, Titulli “Mësues i Merituar” viti 1989, mund të shtoj që shpërblimi më i madh i jetës së tij ka qenë respekti dhe dashuria, gjatë 39 viteve, e popullit të Kukësit. Mund të them që ai vetë ishte mbresëlënës për të tjerët. I dashur, gojëëmbël me të gjithë, gëzonte dashurinë dhe respektin e të gjithë atyre që e kanë njohur, dhe kanë patur fatin ta takojnë qoftë dhe njëherë në jetë. Në vitin 2010, me rastin e 75 vjetorit të tij kam organizuar ditëlindjen më të bukur e të veçantë të jetës së tij, duke i ftuar të gjithë shokët, miqtë, familjarë, gazetarë, studiues, shkrimtarë, shumë i gëzuar, me lot ne sy, i rrethuar nga miqtë, përjetoi me emocion të madh përshëndetjet e miqve duke ë uruar suksese në krijimtari dhe në jete. Publicisti Ferhat Cakaj I cili ishte dhe do te mbetet si nje nga figurat me te spikatura te letersise shqipe mes dy epokave te shekullit te 20 dhe 21-e.Fitues I disa cmimeve ne letersi si “Mjeshter I rrefimit ne gjinine e romanit dhe I dekoruar me Urdherin “Naim Frasheri I klasit te dyte “

I lindur ne Salari te Tepelenes me 2 Prill 1935, ne Shkoder kryen shkollen e mesme pedagogjike , kurse studimet e larta ne fillim per Gjuhe – Letersi dhe me pas Fakultetin Histori Filologji Degen Gjuhe Letersi Shqipe.Pas mbarimit te studimeve e gjersa doli ne pension punoi si mesues I Gjuhes dhe Letersise ne shkollat e qytetit te Kukesit

Erudicioni, urtesia dhe mencuria e Ferhat Cakajt do te mbeten ne historine e letrave shqipe per stilin e vecante ne pershklrimin e realitetit te dhimbshem , sidomos ne pershklrimin e ngjarjeve te medha historike dhe sociale ne regjimin komunist. Sot gjithsecili nga ne pavarkksisht gjenerates qe I perkasim kemi obligimin qytetar e intelektual ne publikim e ketyre vlerave me prirje te forta qytetarie intelektuale e krijuese te shoqerise shqiptare.

VEPRA TE BOTUARA

ROMANE

-Njerezit e qytezes ne mal 1976

-Neser do te jete vone 1977

-Jam bir I popullit tim 1978

- Zemerimi 1980

-Permendorja 1985

-Bardhyli kerkon Gjergj ELEZ Aline 1998

-Pranvera do te vije 2005

-Te gjalle e te vdekur 2010

NOVELA

-Mesuesi I cmendur 1967

-Keshtu eshte 1969

VELLIME ME TREGIME

-Lugina e nuseve 1969

-Ne korie mes lisash 1972

DRAMA

-Isa Boletini 1987

STUDIME

-E verteta mbi eposin Serb refleksion eseistik 1998

Ferhat Cakaj ka shkruar e botuar fragmente ,romanesh e novelash , publicisltike , ese per letersine dhe historine.

Tituj

- MESUES I MERITUAR 04.03.1989

- URDHERI NAIM FRASHERI I KLASIT TE DYTE 21.12.1982

. Kam qenë gjithmonë e privilegjuar, kam lindur dhe jam rritur në një familje intelektuale mësuesish,e edukuar më së miri nga prindërit e mi të shkëlqyer, të cilët më dhanë shkollimin,edukatën, më mësuan rregullin estetikën dhe çfarë është më e rëndësishme edukatën e punës. Kam punuar që e vogël dhe njëkohësisht kam vazhduar shkollën dhe mendoj, që kjo ka influencuar në edukimin dhe formimin tim. Pas humbjes së babait, mendoj që e rëndësishme dhe parësore për mua e për familjen time është botimi i veprave të lëna përgjysmë nga babai, duke bërë të mos harrohet dhe të mbetet i gjallë për lexuesit e tij dhe për shumë kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat