Kërko çfarë të duash!

Kultura

Kërko çfarë të duash!

Nga: Zymer Mehani Më: 10 maj 2019 Në ora: 18:50
Zymer Mehani

O vëlla,

kërko çfarë të duash!

Fjalë,

Besë,

Dashuri,

Shpresë !

Çfarë të duash,

vëlla kërko!

Respekt,

Nder,

Punë,

Vlerë!

Nëse je i pagjumë

Në krahë të përkund unë

I etur nëse je

Me lotë etjen unë ta deh

Dhe vetmi nëse ndjen

Për shok vargun tim e gjen

Gjithçka,

vëlla më kërko,

Veç kombin kurrë mos e moho

As atdheun mos e braktis

Mos i shërbe kurrë pabesisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat