Ramazani

Kultura

Ramazani

Nga: Sevdail Hyseni Më: 11 maj 2019 Në ora: 07:59
Foto ilustruese

Java e parë e Ramazanit,

Shëmbëllen me fjalë urimi!

Për t’vazhduar me “iftare”,

Pas çdo dite Agjërimi.

 

Nga mëngjesi deri n’mbrëmje,

As nuk hamë e as nuk pimë,

Janë parimet e Islamit,

Që tingëllojnë si obligim.

 

Me “Iftare” e “Syfyre”

Jo më pak se 30 ditë,

Nga të mirat pse t’mos kemi

Ramazanin për një vit ?!

 

Të pastrohemi shpirtërisht,

Nga të këqijat krejt për fije,

Të lirohemi nga gabimet,

Që na ndjekin sikur hije !

 

Por të gjithë s’janë njësoj,

Nuk i binden Ramazanit!

As ata që s’kanë lexuar,

Veç një varg t’Ali Asllanit !

 

“Dynjallëk or tungjatjeta,

Bëhet njeriu qesharak,

Sa do që është i lart truri

I ka rrënjët në stomak !”

 

Krejt në fund të poezisë,

Del mesazhi prej “zamani”,

Nga një strofë e huazuar,

Që ka lidhje Ramazani:

 

“Çmenduri e jona

Me asgjë nuk matet,

Mos t’na ike ky muaj,

Pa na u falë mëkatet !!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat