Ti, poezi

Kultura

Ti, poezi

Nga: Zymer Mehani Më: 11 maj 2019 Në ora: 20:28
Zymer Mehani

Poezi, je kopsht me lule
Lind n'fletë t'trëndafilit
Je e bukur dhe e ëmbël
Si këngë e bilbilit

Ti je muza e poetit
I detit dallgëzim
Je si përqafimi i nënës
Lot e gëzimi im

Ti je porsi një ideal
Për paqë dhe liri
Në çdo cegmë edhe acar
Ti je ngrohtësi

Ti je vetë pushka e burrit
Trimit SANDOKAN
Je koburja e Zahirit
Tërmet, uragan

Je gërsheti i Ylfetes
Besë e Antigonës
Je flamuri kuq e zi
Dykrerëshe e shqiponjës

Ti je kaltërsi e qiellit
Lind n'ngjyra t'ylberit
Poezi, ti je ngrohtësia
Lind n'rreze të diellit

Dashuri je, poezi
Lind n'zemrat rinore
Poezi, ti je urti
Lind n'libra, n'fletore

Ti, poezi je betejë
Lind n'pushkë të ushtarit
Poezi ti je Prekazi-
Kullë e Legjendarit

Ti je atdheu i përflakur
Ndarë në pesë-gjashtë pjesë
Je vetë kombi i përgjakur
I vrarë me t'pabesë

Je Çamëria që lëngon
Molla e Kuqe je
Ilirida arbërore
Je imi atdhe

Ti je kala gur mbi gur
Je qëndresa n'mote
Poezi, ti je vetë jeta
Të rrojë fjala jote.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat