Vijojnë përgatitjet për festivalin folklorik “I këndojmë lirisë”

Kultura

Vijojnë përgatitjet për festivalin folklorik “I këndojmë lirisë”

Më: 15 maj 2019 Në ora: 10:31
Festivali folklorik “I këndojmë lirisë”

Përgatitjet për edicionin e sivjetmë të festivalit mbarëkombëtar folklorik “I këndojmë lirisë” po vijojnë me ritme normale dhe Këshilli organizativ i këtij festivali konfirmoi se do të mbahet më 6, 7 dhe 8 qershor në Klinë.

Edhe sivjet do të marrin pjesë grupe artistike, rapsodë, valltarë e instrumentistë nga të gjitha trojet shqiptare, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Presheva, përfshirë edhe një grup i arbëreshëve nga Sicilia.

Kryesuesi i Këshillit organizativ të festivalit, Besim Hoti, ka thënë ky eveniment i folklorit e i kulturës, traditës, historisë përgjithësisht, tashmë ka krijuar identitetin për vlerat e mëdha të folklorit mbarëkombëtar përcjellë përmes skenës, ka rendësin e vet edhe për qytetin e Klinës e edhe përkrahja e komunës do të jetë në të gjitha aspektet .

Fatmir Berisha, nga drejtoria artistike e festivalit, ka thënë se deri tash janë kryer rreth 80% e përzgjedhjes së grupeve pjesëmarrëse. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar 18 grupe e rapsodë.

Në anën tjetër, Skënder Merturi, drejtor Komunal i Kulturës, ka njoftuar për procedurat e tenderimit, të cilat do të kryhen me kohë.

Ndërkohë, ka pasur ndryshime edhe në udhëheqje. Këshilli Organizativ e ka aprovuar dorëheqjen e Dibran Fyllit nga posti i drejtorit të festivalit dhe në vend të tij për edicionin e sivjetmë e ka zgjedhur Alban Gashin.

Fylli dha dorëheqjen në shenjë pakënaqësie për ecurinë dhe disa zhvillimeve të fundit të cilat sipas Fyllit nuk përkojnë me karakterin e këtij manifestimi folklorik duke iu ngushtuar hapësira e veprimit dhe të kompetencave të drejtorit, sidomos në përzgjedhjen dhe seleksionimin e ansambleve, grupeve e rapsodëve që do merrnin pjesë në festival.

Ndërsa, drejtori i porsazgjedhur Gashi ka kërkuar mbështetje te të gjithëve dhe përgatitjet janë duke vazhduar për sjelljen e vlerave të mirëfillta në këtë manifestim folklorik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat