Një ditë

Kultura

Një ditë

Nga: Neki Lulaj Më: 17 maj 2019 Në ora: 22:51
Neki Lulaj

Do të shkruaj ninulla, detyra e vargje

Kur mes jush një ditë më s’do të jem

Do rrah krahët si pulëbardhë në livadhe.

Do më keni thellë tokës në mermer.

S’do të jem një ditë në shetitore

As nuk do të hipi në agim në makinë.

Do të mbetem gjallë mes një shkronje

Kur t’kërkoni me qiri diturinë.

Aty unë nuk do të gërhas më i lodhur.

Për një kafe në çajtore nuk ju ftoj.

Dora e balli mes dheut do jenë ftohur

Kur në livadhet me bar do të shkoj

Ma vini diku ditarin e punës tek vatra

Se profesori më nuk do t’i shfletojë

Bankat të jenë përherë të pastra

Pa lapsa, libra, gazeta e ndonjë gomë.

Një vend i zbazët do të jetë

Ilaçet e mbetura hidhini në shportë

Ato shpesh me ndihmuan diku në jetë

Por ja erdhi koha e që të shkoj me shokë

Shumë herë për to ju kam munduar

Dhe ndonjë kollë kam bërë më shumë

I leni të lexojnë në Biblotekën e shenjtëruar

Ku ditët me të bukura i kam kaluar dikur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat