I
O moj Florë, e mjera Florë,
Kush të shtyri ty n'këtë lojë?
Ti ke pas qenë një zojë e randë,
Ke pasë respekt anë e mbanë.
II
Ke pasë shumë t'mira e begati,
Pse u "manipulove" me një fotografi?
T'u pasë plotë dëshmi historike,
Nxjerrë n'parlament "dëshmi" pornografike.
III
Me gra trimëresha, e me gra HEROINA;
Nuk bohet politikë, oj FLORA BROVINA,
Gabim i randë që nuk të falet,
S'mund t'a fshehin sot as malet.
IV
Kërkim-falja ishte hapi i parë
Hapi i dytë po t'pret me e marrë,
E ke obligim ndaj qytetarëve dhe ndaj vetëvetës,
Dorëheqjen tënde prej deputetes.